Sekretari i Përgjithshëm i grupit të vulës në PD, Gazment Bardhi u votua sot nga disa deputetë si kreu i grupit parlamentar pas largimit të Alibeaj.
Por zgjedhja e tij bie ndesh me statutin e PD së vulës.
Sipas këtij statuti kreu i grupit parlamentar duhet të jetë nënkryetar i partisë.
Kjo është hera e dytë që brenda grupit të vulës në PD shkelet statuti në pak kohë e që lidhet me aplkimin e posteve të ndryshme.
Më herët delegimi i Alibeajt në krye të Pd ishte në shkelje pasi më përpara ai duhej të votohej nga Këshilli Kombëtar që në fakt tani nuk ekziston. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/