SPAK ka kërkuar 1 vit burg për ish-kreun e Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja ndërsa në zbatim të nenit 59 kërkohet pezullimi i ekzekutimit dhe dënimi përfundimtar me 2 vite shërbim prove.
Dedja akuzohet se ka fshehur dhe nuk ka deklaruar një apartament me sipërfaqe 60 m2 në bregdetin e Kavajës.
Banesa ishte regjistruar në emër të vëllait të Dedës por në të vërtetë zotërohej dhe përdorej prej ish-gjyqtarit.
Bashkim Dedja, drejtoi prej vitit 2012 Gjykatën Kushtetuese dhe sëbashku me Vitore Tushën ishte një nga dy gjqytarët e saj që kaluan fazën e parë të vetingut. Por ndërsa vendimi për Tushen u bë përfundimtar, vendimi për Dedjen u apelua duke sjellë shkarkimin e tij. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/