Kreu i PD, Sali Berisha komentoi sot garën për kreun e grupit të PD se vulës ku besohet se Gaz Bardhi do të drejtojë deputetët.
”Nuk njohim asnjë strukturë paralele, ftoj deputetët të bashkohen”, deklaroi Berisha.
Deklarata:
Nuk kam asnjë koment për këtë, përveç komentit që unë ftoj të gjithë deputetët e PD të bashkohen dhe të vazhdojmë betejën për zgjedhjet e lira.
Ne nuk mund të njohim asnjë lloj strukture paralele të PD. Ne i ftojmë të gjithë deputetët të ulen, të diskutojnë.
Ne jemi të hapur ndaj tyre, por ka rregulla, ka statute.
ZYRA E SHTYPIT DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/