Një tjetër pushues ka humbur jetën ditën e sotme në bregdetin shqiptar. Bëhet fjalë për një 45-vjeçar nga Lushnja, i cili kishte shkuar për tu larë në plazhin e Darezezës në Fier. Ai është gjendur i mbytur në det.
Viktima mësohet se është identifikuar si Arben Qorri, banues në një fshat të Lushnjes. Atij i është dhënë ndihma e pare mjekësore në fshatin Darezezë, por nuk është bërë e mundur që të shpëtohet.
Dyshohet se shkaku i vdekjes është mbytja në det. Ai ka qenë në plazh së bashku me familjen e tij.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
loading...
Loading...