“Si administrata publike u shndërrua në një polici politike e procesit elektoral“

“Si administrata publike u shndërrua në një polici politike e procesit elektoral“

37
0
Shares

Si kurrë në historinë e këtij vendi, administrata publike u shndërrua në një polici politike e procesit elektoral, tha sot në një konfetencë shtypi kreu i PD, Sali Berisha.

Argumentat:

Ky është aspekti policesk, por u them ju se një aspekt tjetër më i shëmtuar dhe më policesk, ka qenë roli i administratës publike.

Si kurrë në historinë e këtij vendi, administrata publike u shndërrua në një polici politike e procesit elektoral.
Së pari, në kundërshtim flagrant me ligjin janë vendosur komisionerë me qindra e qindra punonjës bashkie që do numëronin vota për ish-kryetarin apo kryetarin e tyre. Me ligj e ndaluar, me ligje palejueshme.

Aspekti tjetër, qindra e qindra punonjës të administratës janë vendosur komisionerë dhe numërues në qendrat e votimit. Aspekti më i shëmtuar është qëndrimi i zyrtarëve si gardianë në qendrat e votimit. Presioni që kanë bërë një muaj rresht mbi punonjësit e tjerë. Kërcënimet që ata kanë shpërndarë nëpërmjet punonjësve, dërgoheshin mesazhe në tatime, dërgoheshin mesazhe në dogana, që i thuhej iksit, biznesmen jo i vogël, se po shkove në votime ti dhe punëtorët e tu, do përballesh me këto pasoja.

Kujdestares së kopshtit se po nuk solle 10 karta identiteti, të nesërmen humbet punën. Kanë filluar që sot shkarkimet nga puna ndaj tyre që nuk u përgjigjën.
Administrata, eksponentë të administratës, u sollën në mënyrën më antiligjore në këtë proces. Drejtorë, si terrorist është sjellë kushëriri i Ballukes, Klosi në Peshkopi, ku për të mposhtur elektoratin, u vërsul me tërbim ndaj bizneseve 3 ditë para zgjedhjeve në inspektim të përgjithshëm.
Të njëjtën gjë kanë bërë në Konispol, Sarandë, Libohovë, Këlcyrë dhe një seri bashkish të tjera.
Kurrë ndonjëherë në historinë e këtij vendi, administrata shtetërore, nuk ka mbajtur një qëndrim të tillë kriminal ndaj procesit zgjedhor. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY