Sa kallzime elektorale regjistruan prokuroritë në rrethe, deri tani vetëm një arrestim,...

Sa kallzime elektorale regjistruan prokuroritë në rrethe, deri tani vetëm një arrestim, ai i Belerit

45
0
Shares

Prokuroritë e Shkallës së Parë të juridiksionit të përgjithshëm kanë raportuar pranë Prokurorisë së Përgjithshme, mbi veprat penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve.

Deri tani janë regjistruar kallzime si më poshtë:

Janë paraqitur 9 kallëzime nga subjekte politike dhe institucione dhe 21 referime nga policia gjyqësore e Drejtorive Vendore të Policisë dhe e Komisariateve të Policisë.

Janë regjistruar  gjithesej 31 kallëzime penale. Prej të cilave:

5 kallëzime penale në Prokurorinë e Elbasanit;

4 kallëzime penale në Prokurorinë e Vlorës;
4 kallëzime penale në Prokurorinë e Beratit;
3 kallëzime penale në Prokurorinë e Durrësit;
3  kallëzime penale në Prokurorinë e Kukësit;
3 kallëzime penale në Prokurorinë Gjirokastër;
2 kallëzime penale në Prokurorinë Fier;
2 kallëzime penale në Prokurorinë e Dibrës;
2 kallëzime penale në Prokurorinë Tiranë;
1 kallëzim penal në Prokurorinë e Korçës;
1 kallëzim penal në Prokurorinë Shkodër; dhe
1 kallëzim penal në Prokurorinë Sarandë.

Janë regjistruar gjithësej 18 procedime penale për veprat penale të parashikuara nga nenet 326/a, 327/1, 328, 328/a/1, 329, 330, 331/a, 190, 248, 84 të Kodit Penal. Prej të cilave 4 në Prokurorinë e Elbasanit, 1 në Prokurorinë e Korçës, 1 në Prokurorinë e Kukësit, 4  në Prokurorinë e Beratit, 1 në Prokurorinë e Fierit, 1 në Prokurorinë e Shkodrës, 1 në Prokurorinë e Vlorës, 2 në Prokurorinë e Gjirokastër, 1 në Prokurorinë e Sarandës dhe 2 në Prokurorinë e Tiranës.

Është vendosur mosfillim i hetimeve për 3 kallëzime penale, prej të cilave 2 mosfillime nga Prokuroria Dibër dhe 1 mosfillim nga Prokuroria Gjirokastër.

Kallëzimet e tjera janë në fazë verifikimi.

I është atribuar vepra penale 25 personave.

Janë arrestuar në flagrancë 6 persona, prej të cilëve 2 në Sarandë, 2 në Tiranë, 2 në Vlorë.

Është caktuar si masë sigurimi “arrest në burg”, vetëm për një person nga Prokuroria Vlorë.

Janë kaluar për kompetencë hetimi në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar 3 procedime penale, 2 nga Prokuroria Berat dhe 1 nga Prokuroria Vlorë, ai i Fredi Belerit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY