SPAK kërkon 10 vite burg për Lefter Kokën

SPAK kërkon 10 vite burg për Lefter Kokën

40
0
Shares

SPAK kërkoi 10 vite burg për Lefter Kokën, për çështjen e Incerenatori të Elbasanit, me akuzën për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe korrupsion. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ish-ministri Koka nëse gjykata do të pranonte pretencën e prokurorisë do të vuajë 6 vite e 8 muaj burg.

Për ish deputetin Alqi Bllakon ka kërkuar 4 vite burg. SPAK ka kërkuar 10 vite burg për Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin dhe 7 vite për Stela Gugalljan.

Lidhur me këtë vendim ka reaguar edhe avokati i Lefter Kokës Saimir Visha, i cili e cilësoi vendimin si skandaloz, dhe se në SPAK janë anashkaluar mijëra denoncime për shpërdorim detyre, po për shkak të presionit politik mbi këtë çështje është marrë ky vendim.

”Është rasti i parë që kërkon 10 vite burg. Akuzohen për abuzim me detyrën. Ka shumë qëndrime të ndryshme. Këtu në këtë gjykatë janë gjykuar  më dhjetra të akuzuar, për këtë veprër penale ka kaluar në ekstremitet. Për mendimin tim kjo është skandal. Më qindra çështje i kanë kaluar SPAK-ut për shpërdorim detyre, dhe janë anashkaluar. Kjo ka ndodhur për shkak të presionit poltik. Shpresojmë që prokuroria ta rishikojë çështjen sepse këto vendime janë katërfishuar, dhe janë të padrejta”, deklaroi Visha. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY