Partia Demokratike ka reaguar lidhur me aksidentet rrugore të ndodhura ditët e fundit dhe bilancin e rëndë të viktimave që lanë pas.
Deputetja, Mimoza Hajdarmataj, tha se aksidentet janë dëshmi e kaosit total në rrugët tona dhe mungesës së theksuar të sigurisë.
Hajdarmataj theksoi se arsyeja kresore e aksidenteve është mosinvestimi në infrastrukturë në ato që njihen si pika të rrezikshme, pasi sipas saj Edi Rama pjesën më të madhe të parave i con për udhëtime jashtë, për rregullime zyrash, për palma e fasada.
Sipas PD, Edi Rama e ka braktisur de fakto mandatin e tij si Kryeministër, ndaj ka ardhur koha të largohet edhe de jure, për ti dhënë fund pasigurisë dhe krizës që po kalon vendi.
Deklarata e plotë
Aksidenti tragjik sot në Dibër ku humbën jetën tre qytetarë dhe mbeti i plagosur rëndë një 27 vjecar, është dëshmia e ditës për kaosin total në rrugët tona dhe mungesën e theksuar të sigurisë.
Siguri, që qeveria e Edi Ramës nuk e ofron më prej kohësh.
Aksidentet janë shtuar në mënyrë dramatike dhe qytetarët po bëhen cdo ditë dëshmitarë të skenave fatale nëpër rrugët e vendit.
Tre ditë më parë, 4 të vdekur nga aksidenti në Velipojë.
Katër ditë më parë, dy të vdekur në rrugën Fushë-krujë Lezhë.
Me 1 gusht një i vdekur në rrugën Levan-Tepelenë.
10 ditë më parë, tre të vdekur e 5 të plagosur në Gjirokastër.
Një bilanc lufte.
Ky kaos total, kjo pasiguri, e ka burimin kryesor tek përqendrimi i vemendjes së Edi Ramës në biznesin e drogës, dhe rrjedhimisht policia është atje duke ruajtur parcelat me kanabis e duke vjelur 30 përqindëshin.
Policia bëhet prezente gjithnjë pas ngjarjeve, dhe askush nuk merr përgjegjësi, por kërkohet faji tek bashkitë apo institucionet e tjera.
Mbarë opinioni publik dhe përfaqësuesit me zë të medias kanë reaguar këto ditë për gjendjen e rënduar të pasigurisë, por i vetmi që nuk reagon është Edi Rama dhe Tahiri i tij. Pse? Sepse është koha e korrjes së drogës, dhe është momenti i miliona eurove që merren nga hambarët e hashashit në gjithë vendin, dhe ky është interesi i tyre i vetëm.
Arsye tjetër e aksidenteve është mosinvestimi në infrastrukturë në ato që njihen si pika të rrezikshme, pasi Edi Rama, pjesën më të madhe të parave i con për udhëtime jashtë, për rregullime zyrash, për palma e fasada. Kur dihet se, siguria, është dhe duhet të jetë prioritet i padiskutueshëm.
Partia Demokratike bën përgjegjës për këtë pasiguri, Edi Ramën, njeriun që rreh gjoksin se po lyen me bojë muret e komisariateve, ndërkohë që rrugët e vendit po lahen cdo ditë me gjakun e qytetarëve.
Edi Rama e ka braktisur de fakto mandatin e tij si kryeministër, ndaj ka ardhur koha të largohet edhe de jure, për ti dhënë fund pasigurisë dhe krizës që po kalon vendi.
Shqipëria do të jetë më e sigurtë dhe më e mirë pa Edi Ramën.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/