Bashkia e Himarës “i vë kufirin te thana” Policisë për aksidentimin e...

Bashkia e Himarës “i vë kufirin te thana” Policisë për aksidentimin e turistit rus

53
0
Shares

Bashkia e Himarës ka reaguar sot, pas akuzave të djeshme të Policisë e cila i faturoi pushtetit vendor përgjegjësinë për ngjarjen e djeshme, ku një turist humbi jetën pasi u godit në kokë nga një skaf, ka reaguar kryebashkiaku i Himarës.
Sipas reagimit të bashkisë së Himarës, kreu i saj Jorgo Goro ka zhvlerësuar pretendimet e policisë dhe se aksidenti nuk ndodhi brenda zonës së kontrolluar nga baskia.
“Kemi përcaktuar vendet ku duhet të hyjnë mjete ujore. Ngjarja është aksidentale. Na vjen keq për turistin që humbi jetën”, tha ai.
Monitorimi i plazheve është detyrë e përbashkët, shtoi kryebashkiaku në reagimin e tij.
Ky reagim vjen një ditë pas humbjes së jetës së një turisti të huaj.
Dje turisti rus Denis Kaiumov, humbi jetën pasi u aksidentuar me skaf në det nga biznesmeni Fatmir Kuçi nga Elbasani, i cili u arrestua sot nga policia e Vlorës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY