Dy prej viktima që humbën jetën nëaksidentinnë Trebisht të Bulqizës janë motër e vëlla, konkretisht Azem Karabrahimi dhe Elena Bajrami.
Sipas policisë dyshohet se mjeti drejtohet nga 21 vjeçari Karabrahimi , por ende nuk është përcaktuar nga grupi hetimor.
Viktimë në aksident mbeti dhe Musa Nurendi, kushëri i largët i tyre, ndërsa u plagos Gentian Sula, po kushëri i dy viktimave (motër e vëlla). Sipas bluve ky i fundit, në momentin qe makina po rrokullisej për në humnerë është hedhur nga makina.
Mësohet se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën dhe po merr mjekim në spital.
Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor paraprakisht rezulton se shkaku i daljes nga rruga dyshohet se ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara.
Viktima dhe i plagosuri, të katërt nga fshati Ostreni i Vogël po ktheheshi ktheheshin nga Maqedonia dhe shkonin për në Trebisht.
Grupi hetimor po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të aksidentit të rëndë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/