Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha te qendra e votimit për prishjen e PEI: Në darkë do fajësojnë hakerat iranianë

14/05/2023
Berisha te qendra e votimit për prishjen e PEI: Në darkë do fajësojnë hakerat iranianë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Pasi ka votuar sot në zgjedhjet vendore të 14 majit, Kryetari i PD, Sali Berisha iu ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të marrin pjesë masivisht në votime. Gjatë prononcimit të tij për media, lideri i opozitës tha se shqiptarët nuk duhet t’iu vënë veshin thirrjeve të armikut të egër të votës, Edi Ramës, i cili thotë të mos votoni sot.

Berisha tha se nesër Shqipëria i jep fund monizmit dhe fitore demokracisë.

I pyetur nga gazetarët për problematikat gjatë procesit të votimit me pajisjet, Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se ka një përqindje të kosiderueshme të mosfunksionimit të pajisjeve. “Do të dëgjoni në darkë të thonë se na ndërhynë hackerat iranianë, por në fakt janë hackerat qeveritarë që ndërhyjnë. Në qoftë se i bini numrit të policisë, ai nuk përgjigjet më. Ka marrë pushim sot policia”, tha Berisha.

Deklarata:

Së pari, një thirrje nga zemra për të gjitha qytetarët shqiptarë të flasin sot me votën e tyre për qeverisjen vendore. Të gjithë ata cilët u ftuan nga armiku i egër i votës së lirë të shqiptarëve, që të rrinë në shtëpi, të mos harrojnë se kjo është një nxitje, një apel i madh që ata të marrin sot pjesë në votime.

Ai që ka frikë votën, ai ka frikë lirinë dhe është armik i saj. Së dyti, ftoj të gjithë zgjedhësit shqiptarë të mos harrojnë, se përsëritja e të njëjtit gabim e bën gabimin edhe më të madh. Ndaj edhe le t’u prijë mençuaria e tyre në mënyrë që të votojnë në interesin më të mirë të tyre, familjes së tyre, vendit të tyre.

Padyshim kjo është pranvera e ndryshimit. Nesër Shqipëria arkivon përfundimisht monizmin e shëmtuar në Shqipëri. Kjo është një ditë fitoreje për demokracinë shqiptare.

Pyetje: Z.Berisha, keni rezerva për procesin. Edhe ju vetë nuk arritët që të identifikoheshit nga pajisjet?

Berisha: Ka disa problematika, të cilat duhet të shqyrtohen. Pajisjet kanë patur në një përqindje jo të vogël mosfunksionim. Do të dëgjoni në darkë të thonë se na ndërhynë hackerat iranianë, por në fakt janë hackerat qeveritarë që ndërhyjnë. Ka disa qendra, rrethe, si përshembull në Durrës.

Peshkaqeni famoz, Roni Shqopa, dhe një disa drejtorë dhe përgjegjës të njësisë administrative kanë preferuar, ose kanë dashur të bëjnë xhandarin në qendrën e votimit, ku janë përzenë ashtu siç e meritojnë. Dhe noviteti tjetër është, se qoftë se i bini numrit të policisë, ai nuk përgjigjet më. Ka marrë pushim sot policia.p.d

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kush ishte biznesmeni i njohur kinez që humbi jetën në Librazhd

Kush ishte biznesmeni i njohur kinez që humbi jetën në Librazhd

03/05/2026
Operacion antidrogë në Elbasan, 16 të ndaluar dhe 9 kg kanabis të sekuestruara

Operacion antidrogë në Elbasan, 16 të ndaluar dhe 9 kg kanabis të sekuestruara

02/05/2026
Berisha: Salianji e shiti veten në burg, u birësua nga Pëllumb Gjoka dhe Oltion Bistri

Berisha: Salianji e shiti veten në burg, u birësua nga Pëllumb Gjoka dhe Oltion Bistri

02/05/2026
Ina Zhupa risjell denoncimet për stadiumin Arena Kombëtare: Drejtësia do vihet në vend një ditë!

Ina Zhupa risjell denoncimet për stadiumin Arena Kombëtare: Drejtësia do vihet në vend një ditë!

02/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kush ishte biznesmeni i njohur kinez që humbi jetën në Librazhd

Kush ishte biznesmeni i njohur kinez që humbi jetën në Librazhd

03/05/2026
Operacion antidrogë në Elbasan, 16 të ndaluar dhe 9 kg kanabis të sekuestruara

Operacion antidrogë në Elbasan, 16 të ndaluar dhe 9 kg kanabis të sekuestruara

02/05/2026
Berisha: Salianji e shiti veten në burg, u birësua nga Pëllumb Gjoka dhe Oltion Bistri

Berisha: Salianji e shiti veten në burg, u birësua nga Pëllumb Gjoka dhe Oltion Bistri

02/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.