Në një video të publikuar në Facebook nga Lefter Maliqi, biznesmeni i njohur Pëlkumb Salillari shihet në praninë e një grupi personash, që sipas denoncimit prej një muaji kanë zbrazur “qesen” me para në lagjet e qytetit dhe në fshatrat e Kuçovës, pa ju hyrë gjemb në këmbë nga policia.
“Oligarku Pëllumb Salillari është zhvendosur në Kuçovë dhe sot në ditën e heshtjes zgjedhore ka dalë të blejë vota. Të tmerruar nga humbja e thellë që i pret nesër Çuçi ka angazhuar dhe patericën Salillari me shpresë se kështu do e ndryshoj rezultatin”, shkruan kandidati opozitar në Facebook.
Në vijim, Maliqi nënvizon se qytetarët e kanë vendosur që do të bëjën ndryshimin ditën e nesërme pavarësisht çdo tentative të Salillarit dhe Çuçit për të mbajtur pushtetin me vota të blera.
Ai gjithashtu nënvizon se “Bashkë Fitojjmë” ka mbledhur të gjtiha provat që vërtetojnë se oligarku ka tentuar të ndikojë procesin zgjedhor dhe materialet do të dorëzohen shumë shpejt në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).
“I them Çuçit dhe Salillarit le ta zbrazin qesen siç kanë bërë këtë një muaj në Kuçovë dhe fshatrat përreth duke mbështetur një kufomë politike si Kreshnik Hajdari. Nesër do marrin përgjigjen e merituar nga qytetarët, nga Lumasi në Kozare, nga Perondia dhe qyteti i Kuçovës. Ku është SPAKU që duhet t’a procedonte dhe arrestonte këtë kriminel elektoral?!! Ne i kemi provat të gjitha të qendisura dhe do i paraqesim aty ku duhet nga e hëna e në vazhdim. Fitoren nuk mund t’a ndalë një njeri i përfshirë në afera korruptive dhe që i pi gjakun këtij populli bashkë me “Rilindjen”. Nesër Kuçova do i tregoj vendin ish-fatorinos së autobuzave Pëllumb Kreshnik Salillarit! Jemi të gjithë në këmbë! Të gjithë në patrullime!”, shprehet Maliqi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/