Këlliçi, takim me delegacionin e Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të...

Këlliçi, takim me delegacionin e Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës

34
0
Shares

Kandidati i opozitës takoi sot delegacionin e Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, që janë me mision vëzhgimi për zgjedhjet vendore.

”Ndava me ta disa shqetësime lidhur me gjithë instrumentat që ka përdorur qeveria për ta bërë këtë garë të pabarabartë, në shkelje të ligjit dhe Kushtetutës.

Megjithatë, i sigurova përfaqësuesit se Opozita ka marrë të gjitha masat për të ruajtur votën dhe paprekshmërinë e saj”, shkruan Këlliçi.

Në vijim ai thotë se ka garantuar se me kthimin e Opozitës në pushtetin vendor, në drejtimin e bashkive, do të rikthehet gjithashtu demokracia vendore, decentralizimi dhe ushtrimi i pushtetit të qytetarëve.

Kjo do të jetë një arritje e madhe për vendin, kur dihet se në 4 vitet e fundit, autonomia vendore, nuk ka ekzistuar, gjithë pushteti është centralizuar në një dorë, dhe qytetarët kanë qënë të papërfaqësuar dhe zëri i tyre nuk është dëgjuar, përfundon Këlliçi. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY