Pushuesit në zonën e Malit të Robit denoncojnë faktin se kanë një javë pa drita e pa ujë. Duke e etiketuar një situatë të tillë si katastrofave, ata bëjnë të ditur se i janë adresuar bashkisë së kavajas dhe njësisë administrative Golem, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje.
Në këto rrethana ata kanë zgjedhur ti ankohen ish-kryeministri Sali Berisha, si “e vetmja shpresë qe keni mbetur në këtë shtet të mallkuar që na ra pjesë të jetojmë”.
Postimi i plotë i Sali Berishës në “Facebook”
Qytetari dixhital denoncon
Gjendjen pa uje dhe pa drita per turistet te Mali i Robit.
Ku pyesin qeveritaret se si pushojne qytetaret! sb
“Pershendetje Doktor!
Jam një pushuese e rregullt e Malit te Robit.
Do doja shume qe ky mesazh te lexohet nga ju personalisht. Kemi nje jave që kemi filluar pushimet dhe ne kete zone jemi pa uj dhe pa drita ështe nje kastrofë e vertete. Jemi ankuar kudo si ne bashkine e Kavajes po ashtu dhe ne njesine administrative te Golemit. Asnje pergjigje deri sot qe jam duke tu drejtuar ty zoti Berisha.
Jemi shume familje te cilet nuk na degjohet zeri nga ky shtet e poshter i cili do te kete turista dhe nuk ka kushte me minimale.
Dhe aq me shume qe jemi te rregull me te gjitha taksat.
Esht nje gjendje shume e veshtire shume pushues jane duke lene pushimet nga kjo gjendje.
Bizneset jan duke falimentuar nga kjo gjendje e jarzakonshme.
Ju lutemi Doktor je e vetmja shprese qe keni mbetur ne kete shtet te mallkuar qe na ra pjese te jetojme.
Me respekt te vecante per ju dhe opoziten.
Ju bekoft”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/