DEKLARATA/ Banda elektorale me në krye drejtorin e TEC të Fierzës nuk...

DEKLARATA/ Banda elektorale me në krye drejtorin e TEC të Fierzës nuk ndal votën kundër regjimit

35
0
Shares

Rregjimi i Edi Ramës është në tmerr dhe panik dhe po përpiqet të kacavirret në pushtet me banda, dhunë dhe krim, thuhet në një deklaratë të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë”.

Deklarata:
Vetëm pak orë pasi koalicioni BashkëFitojmë denoncoi me deklaratë zyrtare përpjekjet për intimidime dhe përdorim të Policisë së Shtetit në fushatën zgjedhore në disa bashki të Shqipërisë, duke u ndalur tek disa raste flagrante në Pukë, pikërisht në këtë zonë, dhuna ndaj opozitarëve u përshkallëzua deri në kërcënim për jetën.

Në fshatin Mzi, Njësia Administrative Fierzë e Bashkisë Fushë Arrëz, një bandë e armatosur me në krye Drejtorin e HEC-it Fierzë, kriminelin elektoral Vasil Muslija me të birin dhe shtetasin Zamir Sadiku, kanë ushtruar dhunë me armë kundër katër aktivistëve të Partisë Demokratike. Të tre banditët me spaleta pushteti, përfaqësues të PS-së së Pukës, pasi i kanë ndaluar në rrugë makinën ku ishin Besmir Nika, Bledar Nika, Ndue Deda dhe Ridvan Kuka, veprimtarë të opozitës i kanë qëlluar me qyta armësh pistoletë. Sipas raportimeve nga terreni, nga spitali dhe nga përfaqësues të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Pukë, si pasojë e dhunës ka mbetur i plagosur rëndë shtetasi Besmir Nika, dhe me plagë më të lehta vëllai i tij, Bledari.
Të tre personat dhunues, sipas raportimeve, gjatë gjithë këtyre ditëve kanë qarkulluar në zonë të armatosur dhe duke ushtruar presion e shantazh ndaj banorëve.

Bandat e pushtetit, nga Gomsiqja deri në Fierzë, në panik nga humbja e 14 majit, kanë angazhuar arsenalin e personave me precedente penalë, të gjithë me lidhje kriminale me Partinë Socialiste, dhe në këmbim të favoreve dhe lëshimeve u kërkojnë të frikësojnë mbështetësit e opozitës.
Në emër të koalicionit BashkëFitojmë dhe të Partisë Demokratike, u urojmë shërim të shpejtë Besmirit dhe Bledarit dhe i sigurojmë ata dhe familjet e tyre, si dhe gjithë mbështetësit tanë në F-Ares e kudo, se autorët e dhunës do të marrin përgjigjen e merituar.

Dënojmë ashpërsish si dorasët, drejtorin e HEC Fierzës, kriminelin elektoral Vasil Musliu dhe banden e tij ashtu dhe porositësit e krimit Fran Tucin ne Fushe-Arres dhe Edi Ramën në Tiranë, të cilët, sa me fjalë e sa me heshtje, e inkurajojnë këtë klimë tensioni politik e elektoral.
I bëjmë thirrje Prokurorisë të nisë hetimet për të gjithë ata që shkelin ligjin dhe OSBE-ODHIR të regjistrojë cdo rast të dhunimit të zgjedhësve, veprimtarëve politikë dhe të procesit zgjedhor.

Tucit, Gjonajt, Muslisë dhe të gjithë banditëve të veshur me pushtet, apo atyre që pushteti i ka zhveshur nga cdo tipar malësori, sipas kodeve të të cilëve burri nuk gjuan pas shpine, u kujtojmë se dita e dhënies llogari nuk do të jetë e largët.
U bëjmë thirrje mbështetësve të opozitës në F-Arres, Pukë dhe të gjithë pukjanëve të ndershëm, socialistë apo të pa parti, të marrin pjese ne votime dhe te distancohen me votë, më 14 maj, nga bandat që nuk e lëshojnë pushtetin me drejtësinë e votës, por duan ta mbajnë me cdo kusht dhe me qytat e armëve.
Bashkë Fitojmë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY