Pranga një personi, kapet në pazar votash

Pranga një personi, kapet në pazar votash

40
0
Shares

Një person është arrestuar dhe një tjetër është proceduar penalisht në gjendje të lirë pasi ishin filmuar duke komunikuar me njëri-tjetrin duke premtuar për shit-blerje votash për një parti politike.

Ngjarja ka ndodhur në Tiranë dhe në pranga ka rënë 52-vjeçari Kristo Agalliu, ndërsa është proceduar penalisht në gjendje të lirë 61-vjeçari me iniciale A.D.

Këta persona, thotë Policia e Tiranës, janë shfaqur në një video duke komunikuar me njëri-tjetrin, për shit-blerje votash për një subjekt politik.

Detajet e policisë:

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Premtuesi”.

Arrestohet në flagrancë një shtetas, si dhe procedohet penalisht një tjetër, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, komunikonin për shit-blerje votash për një subjekt politik.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e çdo paligjshmërie, bazuar në pamjet filmike të postuara në portale, në të cilat shfaqet një shtetas që komunikon për shit-blerje votash, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Premtuesi”.

Si rezultat, u bë arrestimi i shtetasit K. A., 52 vjeç, banues në Tiranë, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. D., 61 vjeç, banues në Tiranë.

Këta shtetas janë shfaqur në një video, duke komunikuar me njëri-tjetrin, për shit-blerje votash për një subjekt politik.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY