Berisha me Tollozhinën në Pogradec: Larg duart e zeza nga Driloni. Nuk...

Berisha me Tollozhinën në Pogradec: Larg duart e zeza nga Driloni. Nuk ka nevojë Driloni për betone, Driloni ka nevojë të mos preket

30
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha mori pjesë në një takim elektoral në Pogradec ku kandidon Zihni Tollozhina. Larg duart e zeza nga Driloni. Nuk ka nevojë Driloni për betone, Driloni ka nevojë të mos preket, tha Berisha në fjalën e tij.

Pjesë nga fjala:

Largimi i shqiptarëve nga Shqipëria është projekti i tij më makabër. Ju garantoj se jo në 10-50, por në 500 vite nuk gjendet një sundimtar i këtij vendi, vendas apo i huaji që të ja ketë dalë të largojë në 9 vite 1 mln banorë, apo 35% të popullatës shqiptare.
Cila është përgjigja e tij për këtë largim masiv të shqiptarëve nga Shqipëria, cila është përgjigja e tij për këtë largim masiv të të rinjve tanë nga vendi ynë. Do marrë indianë, nga Bangladeshi. Por a ka qëndrim më cinik dhe më antishqiptar se ky. A ka dëshmi me flagrante të qëndrimit armiqësor ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Nuk jemi racist, por detyra jonë më kryesorë është që të rinjtë tanë të ndërtojnë ëndërrën e tyre, në vendin e tyre. Të ndërtojnë vendin e tyre, siç kanë të bukur ëndërrën e tyre, por jo, jo, thotë ikni ju.

Kudo që kaloj, gjej gjurmët e një regjimi që sillet si pushtues ndaj Shqipërisë.
Isha dje në Sarandë dhe ju e dini, Saranda ka një nga parqet më mahnitëse mbi tokë. Butrinti është një mrekulli e jashtëzakonshme, edhe e civilizimit edhe natyrore. Çfarë bëri, Butrinti është kompleks, aq sa ka qytezën antike, po aq ka kepin e Stillos, biodiversitetin më të lartë në Europë, peizazhet dhe të gjitha.

Gjatë gjithë viteve në pushtet, fondacioni ‘Rotchild’ tregonte një kujdesje shumë të madhe që të mos i merrej parkut qoftë dhe një metër katror. Por çfarë ndodhi tani. Ndodhi copëtimi i parkut. Shkëputi qytezën nga pjesa më e ruajtur, zona më e mbrojtur dhe atë e mori për të ndërtuar hotele dhe pallate, Edi Rama.
Të njëjtën gjë po bën me Drilonin. Driloni është një mrekulli natyrore. UNESCO e regjistroi si një park natyror, si një pasuri të njerëzimit. Po çfarë do ti bësh ti Drilonit mor, Drilonin Zoti e ka bërë, natyra një mrekulli të veten. Larg duart e zeza nga Driloni. Nuk ka nevojë Driloni për betone, që të mbushës ti me Ilir Deçollin xhepat. Nuk ka nevojë Driloni.
Driloni ka nevojë të mos preket, të mos preket, të mos preket dhe të kalojë siç është mrekulli nga brezi në brez. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY