Një person dyshohet se është plagosur afër mesnatës në Lezhë.
Të shtëna me armë zjarri ka pasur në qytet ndërkohë që policia ka shkuar në vendngjarje.
Ngjarja ka ndodhur pas një sherri mes të rinjve. r.k
Lezhë/Informacion paraprak.
Në Urgjencën e Spitalit Rajonal Lezhë, ka shkuar për ndihmë mjeksore, i plagosur me armë zjarri në këmbë në rrethana ende të paqarta shtetasi A.L. 22 vjeç, banues në Rrilë, Lezhë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/