Ajri i Tiranës i rrezikshëm, dioksidi i azotit dhe benzeni, 4 fish...

Ajri i Tiranës i rrezikshëm, dioksidi i azotit dhe benzeni, 4 fish më të lartë se sa mesatarja e BE-së

52
0
Shares

Ndotja e ajrit në Tiranë, sipas matjeve të fundit të Institutit të njohur Italian “Neotes” publikuar nga emisioni Prinjata, është alarmante. Ajri që thithim çdo ditë përbën rrezik për shëndetin, është kancerogjen ndërsa ekspertët italianë kanë konstatuar se, dy prej elementëve më të rrezikshëm për shëndetin, dioksidi i azotit dhe benzeni, janë 4 fish më të lartë në ajrin e Tiranës, se sa mesatarja e vendeve të Bashkimit Europian.

Ka disa zona në Tiranë, ku benzeni është 101 mikrogramë për metër kub, ndërsa në Itali është vetëm 5 mikrogramë.
Kjo lëndë shkakton kancer.
Po ashtu, në përmasa alarmante është edhe përqëndrimi i dioksidit të azotit.

Laboratori italian ‘Neotes”, zbulon se ai arrin të kapë shifra tronditëse, duke qenë 9 herë më i lartë se mesatarja e rekomanduar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Dioksidi i Azotit shton vdekshmërinë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe ato respiratore, dhe perkeqeson astmën, infeksionet e frymëmarrjes dhe sëmundjet kronike të mushkërive.

“Kjo është, për fat të keq, e vërteta e Tiranës tonë. Propaganda e Bashkisë thotë se kemi 1 milionë pemë dhe ajër të pastër. Ndërkohë, realiteti është krejt tjetër. Edhe pa shkencën, njeriu me sy të lirë e sheh dhe kupton se kur ndërtimet nuk kanë fre, kur trafiku zgjatet në cdo orë të ditës, kur masat për të kontrolluar mjedisin dhe ndalur shkelësit janë inekzistente, nuk mund të kishim ajër të pastër dhe tregues të shëndetit të mirë në qytetin tonë.
Prandaj më 14 maj, të dashur bashkëqytetarë, ne duhet ta pastrojmë ajrin nga ndotësi më i madh dhe absolut i tij, nga Erion Veliaj.
Me babëzinë për para, me pafuqinë për t’i thënë jo Ramës dhe oligarkëve, me të cilët e lidhin interesat private, jo interesi publik, ajri i Tiranës do të vazhdojë të jetë i ndotur dhe jeta jonë e pasigurt dhe e pashëndetshme.
Eshtë koha për ndryshim. Me Belind Kelliçin, kemi një plan që do të lehtësojë trafikun, do të normalizojë ndërtimin, dhe do të krijojë oaze të gjelbra në çdo lagje. Kjo do të ulë ndotjen, dhe do ta bëjë qytetin tonë më të pastër, më të shendetshëm dhe më të jetueshëm per te gjithe, pa dallim”, deklaroi sot drejtuesi i listës për këshillin bashkiak Ilir Alimehmeti.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY