Belindi publikon të gjitha notat dhe diplomat, i kërkon Veliajt të bëjë...

Belindi publikon të gjitha notat dhe diplomat, i kërkon Veliajt të bëjë të njëjtën gjë

84
0
Shares

Belind Këlliçi, kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” për bashkinë e Tiranës, ka publikuar sot të gjitha dëftesat e tij që nga klasa e parë deri tek diplomat dhe tituj e marrë në SHBA, eksluzivisht në emisionin “Kafe Shqeto” në tv Syri duke dëshmuar arsimimin e tij të shkëlqyer ndër vite, raporton syri.net

Nga ana tjetër, krah gazetarit Flavio Qarri, ai i ka bërë thirrje kundërshtarit politik, e ka sfiduar kryebashkiakun Erion Veliaj, që të tregojë edhe ai diplomat që duhet të ketë marrë në universitet në SHBA ,me vulat përkatëse, duke e bërë të qartë se Veliajt i mungojnë ato dokumente me vulë, përfshirë edhe transkripti i notave.

Belind Këlliçi: Unë do të tregoj që të bëjmë transparencë për të gjithë qytetarët, se e kam unë merak, meqë ky (Veliaj) “është me shkollë” dhe unë “pa shkollë”, meqenëse kam mbi një muaj që e ftoj të vijë në studio dhe ët flasim edhe për këtë çështje, meqënëse më keni pyetur mbi dhjetëra herë, meqënëse s’kanë lënë studio pa më pyetur për këtë temë, a ka mundësi të më lini pesë minuta të krenohem për një nga arritjet e mia më të mëdha në jetë?!

Kafe Shqeto, Flavio Qarri: Ky është një moment, që mamaja e z. Këlliçi po e shijon më shumë se askush tjetër…

Belind Këlliçi: Po, sepse kanë investuar edhe ata si të gjithë ata prindër që investojnë te shkollimi, e meritojnë për fëmijën e tyre.

Belind Këlliçi: Urdhëro. Për kuriozitet kam gjetur edhe semestrin e parë të klasës së parë! Urdhëro! Për ata që kanë merak.

Urdhëro dhe të katërt vitet bashkë të Harry Fulciz, sepse është një vërtetim që e kam marrë me vete, ky është një vërtetim që e kam marrë tani për notat, për katër vitet e përfunduara, por kurrikulën, vërtetimin e lëndëve i kam marrë si dosje se i kam marrë me vete në Amerikë.

Këtu janë katër vitet, sepse më duheshin 12 vite shkollim parauniversitar për të shkuar në universitet. Këto janë të katër vitet e “Harry Fultz” dhe të bëhet publike.

Kafe Shqeto: Po më duhet t’ju bëj një pyetje që e kanë bërë akuzuesit tuaj, z. Bolino dhe kolegët e tij, që nuk keni qenë te festa e Maturës.

Belind Këlliçi: Po s’kam qenë, është problem i madh shumë?! Nuk kam qenë as në Amerikë te festa e Maturës, s’i kam qejf festat e Maturës. Është problem?

Dhe tani do t’ju nxjerr diçka që, ftoj Erion Veliajn, meqë është i diplomuar njëlloj si unë, të nxjerrë këtë. Kjo është diploma në universitet. Universiteti! Urdhëro, zotëri! Ta nxjerrë me vulë ai po qe se e ka dhe ta tregojë. Edhe me këtë vulën këtu, se këtë vulën nuk e ka ai. I mungon kjo këtu atij. Urdhëro edhe bachelor.

Kam shkuar e kam dhënë të gjitha testet, me SAT, me provime pranimi, me intervistë personale; kam marrë bursën për të tenisit dhe të gjithave dhe kam hyrë në universitet. Për shkak të notave të larta, që në prill të 2008-ës, jam anëtar i shoqërisë “Sigma Beta Delta” në biznes, në Amerikë – për shkak të notave të larta në universitet.

E meqë jam diplomuar dhe në SHBA, e kisha zakon që duhet t’i mbarojë pak më shpejt gjërat e jam diplomuar për shtatë semestre e jo për tetë dhe kam marrë (jo që s’më thotë njeri gjë), por kam marrë edhe këtë medaljen. Ja çfarë të bën Amerika kur je i zgjuar dhe kur i bën hyzmetin.

Dhe kam dhe një gjë që nuk e nxjerr dot Erion Veliaj. Këtë këtu! Është transkripti i notave zyrtare. Të nxjerrë këtë Veliaj për shkollën e tij. Nga klasa e parë. Dhe do të shohësh mesataren time, kam vetëm një B, që e kam në anglisht. Të gjitha të tjerat i ke A.

Për shkak të kësaj performance, hape tek faqja e dytë se janë të gjitha notat e tre viteve e gjysmë, e shtatë semestrave, se s’më kërkon llogari njeri atje se pse e mbarove për tre semestra e gjysmë, ja dhe totali me 123 kredite nga 120. 123 nga 120 që është e sqaruar sa donte të universiteti dhe për shkak të këtyre, kam marrë këtë (tregon shqiponjën). Është masatarja në diplomim. Nuk kam qënë, e ka tërhequr im vëlla. Është dhënë në maj 2009. Nuk kam qënë tek ceremonia. Studenti me mesataren më të lartë në universitet dhe më ka nderuar universiteti për performancën time akademike, është marrë në vitin 2009 me mesataren 3,95.

Kur kam ardhur ën Shqipëri, i kam çuar të gjitha këto në Ministri dhe kam marrë njehsimin në Master Shkencor, që ma ka dhënë Minisitria e Arsimit   për shkak të kreditove dhe të performancës sime.

Sa për ta ditur, në universitetin tim, në broshurën e vitit 2008 të universitetit,  ku shfaqeshin të gjitha aktivitetet universitare dhe jouniversitare, Belind Këlliçi ishte reklamë e universitetit. Urdhëro, duke luajtur tenis.

Domethënë, mua, universiteti im më kishte dhe më ka krenari kurse këtë individin (Veliajn) nuk e di a ka ndonjë notë, a ka ndonjë diplomë. E ftoj Erion Veliajn të vijë në studio me këto që kam unë me vete, të vijë në studio dhe t’i nxjerrë këto. Të vijë të bëjë debat për këto, për Tiranën, për çfarë ka bërë punë në bashki dhe ta nisim që nga 6 vjeç kush është ai dhe kush jam unë!

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY