Nga Genc Pollo
Së fundmi qeveria Rama miratoi dhe i përcolli Kuvendit njëprojekt-ligj që eliminon më tej kushtin e “njohurisë së gjuhësshqipe, të folur e të shkruar, të vërtetuar nga institucionipërkatës arsimor, si dhe njohuritë bazë të historisë sëRepublikës së Shqipërisë, sipas rregullave të përcaktuara ngainstitucionet e arsimit të lartë” për një kategori personash tëhuaj që marrin shtetësinë shqiptare. Dokumentet shoqëruese tëp/ligjit nuk japin asnjë shpjegim për këtë ndryshim specifik.Ministri i Brendshëm dhe propaganda qeveritare e kanëprezantuar p/ ligjin si lehtësim të kushteve të talenteve sportive të huaja që përmes shtetësisë “do të gjallërojnë jetën sportive e do të përfaqësojnë Shqipërinë në kampionate ndërkombëtare”. Kjo e fundit duhet të debatohet nëse është udha e dëshiruar, e dobishme apo edhe më e përshtatshme për të fituar medaljeolimpike. Por amendimi i mësipërm nuk është në kategorinë e rasteve të veçanta ku “ka interes kombëtar apo interes në fushëne arsimit, shkencës, artit, kulturës, ekonomisë e sportit” (neni 9) por vlen për rastet e përgjithshme (neni 8).
Kategoria e të huajve që marrin pasaportën tonë sipas këtijamendamenti përfshin prindërit e të miturve të huaj kur këta tëfundit tashmë kanë përftuar shtetësinë shqiptare; nuk është e qartë pse të tërë këta prindër, të cilët me mesatare demografikenë përgjithësi do të jenë në moshë të mesme, nuk do të kenënevojë të mësojnë shqipen dhe as të dinë se kush ishteSkëndërbeu dhe Ismail Q. Vlora. Ndoshta mund të ishin bërëpërjashtime për raste individuale pamundësie. Por qeveria me këtë ligj ka dashur një përjashtim toptan. Dikush që mund tëmendojë se kategoria më lart është e vogël në numër dhe do mbetet pa qeder duhet të mësoje se ligji për shtetësinë përjashtontashmë nga kushti i njohjes së gjuhës e historisë por edhe nga kushte ligjore të mëtejshme kategori të tjera qytetarësh të huaj. Ligji për shtetësinë është miratuar dy herë në Kuvend ngamazhoranca rilindiste dhe opozita jeniçere në v. 2020. Herën e dyte mbasi Presidenti Meta e ktheu për rishqyrtim sepse e gjetinë mospërputhje me Kushtetutën e disa konventandërkombëtare. Problemet e këtij ligji meritojnë një shtjellim tëdetajuar më vete. Por me amendimet e radhës qeveria don tështojë problemet që ky ligj sjell për vendin. Fillimisht duke mohuar pjesërisht gjuhën shqipe që ka qenë kordoni identitarkryesor në mos i vetmi i popullit shqiptar në shekuj; dhe që u bëbaza e formimit të ndërgjegjes kombëtare në shek. 19. Dhe qëprandaj duhet te mësohet nga gjithë ata të huaj që duan të bëhenshqiptarë.
Pastaj duke mundësuar që shtetësia të blihej me pará në dorë përmes një PPP-je edhe nga “derri e dosa” (të më falin ata që nuk e shohin kontekstin e ri) dmth. nga njerëz me probleme që nukduan të lidhin jetën me Shqipërinë dhe as me kulturën shqiptarepor vetëm të përdorin e të keqpërdorin atributet e shtetit tone; duke udhëtuar lirshëm në Europë. E ndërkohë që “pasaportat e arta” janë bllokuar nga Bashkimi Europian efektin e tyre mundt’a shohim paralel me lejet e punës për “bangladeshasit”. Siçishte e parashikueshme këta puntorë nga Azia punojnë dy-tremuaj këtu e pastaj zhduken pë t’u shfaqur në Austri dhe Europëne kamur ku ose kërkojnë azil ose punojnë në të zezë.
Prandaj një detyrë e opozitës në këto rrethana është jo vetëm tëkundërshtojë “amendamentin anti-shqip” me argumenta e me votë por edhe të angazhohet se ditën që do të jetë mazhorancë do të fshijë këto devijime nga Fletorja Zyrtare dhe do e rishqyrtojëtërësisht legjislacionin e shtetësisë.
*Ish ministër e deputet
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/