Burri ‘i cmendur’ shqiptar filmon masakrën që blri mbi të shoqen dhe...

Burri ‘i cmendur’ shqiptar filmon masakrën që blri mbi të shoqen dhe italianin

46
0
Shares
COMBO con il luogo dell'omicidio e la foto della famiglia

45-vjeçari nga Vlora me banim në Torremaxhore pranë Foggia në rajonin e Pulias,  Taulant Malaj në sherr e sipër me bashkëshorten Tefta Malaj 39-vjeç ka vrarë vajzën e tij 16-vjeçare Xhesika Malaj që tentoi t’i ndante, si dhe një shtetas italian të identifikuar si Massimo De Santis me të cilin dyshonte se bashkëshortja e tradhtonte.

Po ashtu me thikë ai ka qëlluar edhe bashkëshorten, e cila mbijetoi ndërsa krimin e ka filmuar me celular duke e hedhur me pas në whatsup.

Malaj, një furrxhi shqiptar e goditi me një thikë kuzhine 51-vjeçarin italian në shkallët e pallatit duke e lënë të vdekur në vend.

Më pas hyri në banesë dhe qëlloi bashkëshorten e tij për të cilën dyshonte se kishte një lidhje intime me italianin.

Në mes të sherrit hyri vajza 16-vjeçare e çiftit, Xhesika Malaj që t’i ndante por edhe ajo u godit me thikë dhe humbi jetën.

Pas kësaj 45-vjeçari shqiptar ka bërë një video për atë që kishte bërë. Videoja 62 sekonda është publikuar nga pak media italiane për shkak se është mjaft sensitive.

“Çfarë bëre kështu?” – dëgjohet gruaja duke rënkuar, por ai i kthehet me fjalë të rënda.

Pusho! Pusho k**vë e m**tit! Pusho! Të shk**dhefsha gjithë ditën! Boll k**vë! Boll, se të… Boll, se ta fala një herë! Boll, boll! Ku është djali? Shiko, i kam therur. Do t’i ther akoma” – thotë shqiptari në videon mjaft të rëndë ndërsa dëgjohen rënkimet e gruas. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY