Berisha: Votoni për veten tuaj në 14 maj. Në parlament rilindasit vetëm...

Berisha: Votoni për veten tuaj në 14 maj. Në parlament rilindasit vetëm gënjejnë, duhet një barometër i gënjeshtrës

28
0
Shares

Votoni për veten tuaj në 14 maj. Në parlament rilindasit vetëm gënjejnë, duhet një barometër i gënjeshtrës, deklaroi sot në Berat, kreu i PD, Sali Berisha.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Para disa ditësh, ish-kreu i bashkisë Nasufi ngrihet në parlament dhe thotë, ja ne e bëmë Beratin me ujë 24 orë. Dhe unë u rikujtova se në vitin 2012 kisha inauguruar bashkë me ministrin gjerman të bashkëpunimit ekonomik, Nibel, ujësjellësin e Beratit, që do të siguronte ujë 24 orë.

Epo thashë të paktën paskan ndërtuar fazat e tjera dhe e paskan zgjidhur. Aspak, Berati nuk ka ujë 24 orë, por është një gënjeshtër parlamentare. Unë kam kërkuar që gjejmë një barometër të gënjeshtrave e ta varim aty në parlament se ju nga mëngjesi deri në darkë në sesionet e parlamentit dëgjoni rilindësit që nxjerrin vetëm gënjeshtra ndaj ju.
Në fshatrat e Beratit as nuk bëhet fjalë për furnizim me ujë. Fshatarët e Beratit janë më të braktisur se kurrë. Atëherë u bëj thirrje të votojnë për veten e tyre. Nëse ndjehen mirë, dakord, por nëse konstatojnë se janë braktisur, se fermat e tyre nuk kanë sukses, se prodhimet e tyre nuk rrisin mirëqënien e tyre, atëherë i ftoj të votojnë ndryshimin. Ndryshimi është në duart tuaja, votoni Zija Ismailin.

Po kështu bizneset, Zija Ismaili u zotua këtu për ulje të ndjeshme të tarifave dhe taksave vendore. Unë i garantoj bizneset se programi ynë i taksave të ulëta, mbetet linjë themelore e jona dhe se energjia që është shndërruar sot në një kamxhik për to, do të zbresë nga 220 në 6 lekë kilovatin, ashtu siç e kanë pasur përpara. E bazoj këtë sepse ajo strategji e ndërtimit të HEC-eve e ka përmbysur situatën e energjisë. Shqipëria prej 2 vitesh prodhon 2 miliardë kilovat orë më shumë se konsumi. Në vend që këto tu kthehen bizneseve, vidhen nga dyshja Rama-Balluku. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY