Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

U them socialistëve të Tropojës se kam respekt për ta, por nuk i jepet vota atij që i thotë se e kam sivëlla Vuçiçin dhe kundërshtar Albin Kurtin

06/05/2023
U them socialistëve të Tropojës se kam respekt për ta, por nuk i jepet vota atij që i thotë se e kam sivëlla Vuçiçin dhe kundërshtar Albin Kurtin
Share on FacebookShare on Whatsapp

NJOFTIM PËR SHTYP

Berisha: Asnjë verior nuk mund t’i japë votën Ramës, ai është racist që e ka sivëlla Vuçiçin

Përulem me mirënjohjen më të pakufishme, nderimin më të madh para jush, para të gjithë malësorëve për qëndrimet tuaja, për mbështetjen tuaj, për rolin që luani në fatet e Malësisë së Gjakovës, por edhe të gjithë Shqipërisë.
Ju sjell përshëndetjet më të zjarrta, frymën e fitores nga Peshkopia, Bulqiza, Burreli, Klosi, Mamurrasi, Fushë Kruja dhe mbarë Shqipëria.
Kjo pranverë shënon njëlloj si pranvera e vitit 1992, fundin e sistemit monist, fundin e pushtetit të përqendruar në duart e një njeriu, fundin e atij sistemi që ka sjellë për shqiptarët, por edhe për çdo vend tjetër ku është instaluar, dramat më të mëdha njerëzore.
Sot ne vijmë në këtë shesh më të vendosur se kurrë, më të sigurt se kurrë, me 14 maj me votën tonë, duke votuar për Besnik Dushën, qytetarin shembullor, menaxherin e shkëlqyer, kemi votuar për përmbysjen e monizmit dhe vendosjen e pluralizmit.
Besnik Dusha është një malësor që mishëron vetitë më të arrira tuajat, dashurinë e madhe për Malësinë e Gjakovës, për qytetarët e saj, përkushtimin e pakufizuar për të bërë të mundur shërbimet më dinjitoze që meritoni, për të përdorur taksat tuaja në mënyrën më transparente.
Besnik Dusha ka një detyrë, ajo detyrë është të ftojë këtu në këtë shesh, para jush, Rexh Byberin dhe t’i thotë: hajde t’u japim llogari këtyre qytetarëve, t’i nxjerrim xhepat, të bëjmë bilancet, çfarë ke bërë ti dhe çfarë kam bërë unë gjatë qeverisjes, t’u thuash të gjitha mendimet që ke.
Rexha e ka shndërruar bashkinë në një gropë më të thellë se përroi i Shendelicës.
Dalja e qeveritarëve para qytetarëve është akt ligjor dhe moral i detyrueshëm. Por Rexha nuk del sepse nuk mund të dalë. I del gropa e madhe që ka bërë në bashki, i dalin tenderat që i ka dhënë siç ai i din. I dalin të gjitha aktet e tij, me të cilat vërtet nuk iu ka shërbyer qytetarëve të Malësisë së Gjakovës, por vetëm xhepit të tij.
E pashë në Kukës me Edi Ramën, Edi Rama i thoshte Safet dhe Rexhë, vallen e Tropojës, por ata dinë vetëm vallen e lekut, nuk dinë valle tjetër.
Këto zgjedhje janë shumë më tepër, janë shumë më tepër se zgjedhje për qeveri vendore. Janë zgjedhje kundër një njeriu që ka pushtuar, ka marrë në dorë të gjitha pushtetet dhe i përdor kundër qytetarëve. Kundër një njeriu që ka zbrazur Tropojën si asnjë pushtim. Ka larguar çdo institucion. Kundër një njeriu, që javën e parë që erdhi në pushtet, preu ndihmën ekonomike për qarkun e Kukësit në 20 mijë familje. Një racist i egër! Preu ndihmën ekonomike vetëm pse nuk e votuan në vitin 2013.
Tropoja dhe veriu, ia them përsëri, kanë te Edi Rama pas Enver Hoxhës dhe Car Dushanit, armikun më të egër, racistin më të papërmbajtur.
Asnjë verior nuk mund t’i japë votën atij. Edi Ramës nuk i jepet vota. U them socialistëve të Tropojës se kam respekt për ta, për qëndrimin në opozitë siç kam qëndruar edhe vetë. Por nuk i jepet vota atij që i thotë se e kam sivëlla Vuçiçin dhe kundërshtar Albin Kurtin. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha shpjegon fishekzjarret dhe molotovët tek vila e ish-diktatorit. Dikush u tha se flinte Rama

Berisha shpjegon fishekzjarret dhe molotovët tek vila e ish-diktatorit. Dikush u tha se flinte Rama

28/02/2026
Trump konfirmon vdekjen e Khameneit, shumica e udhëheqjes iraniane është zhdukur

Trump konfirmon vdekjen e Khameneit, shumica e udhëheqjes iraniane është zhdukur

28/02/2026
Policia përleshje me protestuesit tek Kuvendi, qytetarët molotovë mbi vilën e diktatorit

Policia përleshje me protestuesit tek Kuvendi, qytetarët molotovë mbi vilën e diktatorit

28/02/2026
Marshim revolte në Tiranë, protestuesit lëvizin në rrugë e sheshe të ndryshme në qytet. Policia i ndalon të shkojnë tek Policia e Shtetit

Marshim revolte në Tiranë, protestuesit lëvizin në rrugë e sheshe të ndryshme në qytet. Policia i ndalon të shkojnë tek Policia e Shtetit

28/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha shpjegon fishekzjarret dhe molotovët tek vila e ish-diktatorit. Dikush u tha se flinte Rama

Berisha shpjegon fishekzjarret dhe molotovët tek vila e ish-diktatorit. Dikush u tha se flinte Rama

28/02/2026
Trump konfirmon vdekjen e Khameneit, shumica e udhëheqjes iraniane është zhdukur

Trump konfirmon vdekjen e Khameneit, shumica e udhëheqjes iraniane është zhdukur

28/02/2026
Policia përleshje me protestuesit tek Kuvendi, qytetarët molotovë mbi vilën e diktatorit

Policia përleshje me protestuesit tek Kuvendi, qytetarët molotovë mbi vilën e diktatorit

28/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.