FOTOGALERI/ Bie fasada e shkollës në Ersekë pas rindërtimit, mësuesit në fushatë...

FOTOGALERI/ Bie fasada e shkollës në Ersekë pas rindërtimit, mësuesit në fushatë me Edi Ramën

91
0
Shares

Një fasadë shkolle në Ersekë u shemb djebndlrsa rreth e rrotull kishte edhe nxënës. Ndërkohë ka reaguar deputetja e PD, Albana Vokshi e cila kërkon të nisen hetimet për shkollën ndërsa kërkoi nga KQZ të shqyrtonte pjesëmarrjen e mësuesve në fushatë.

Albana Vokshi: Fasada e Rilindjes së Edi Ramës ra dje në Ersekë, në kohën kur ai po merrej pikërisht me fasadën dhe pikërisht në Ersekë.

Ndërkohë që kryeministri mbillte pemë në kodrat e qytetit, në qendër të Ersekës shembej fasada e shkollës 9 vjeçare, Papa Kristo Negovani.

Falë Zotit, ngjarja, që mund të ishte dje një dramë, nëse fëmijë të shkollës mund të kishin qëlluar afër sipërfaqes së murit që u shemb, nuk rezultoi më shumë se një komedi. Për Ramën, por edhe për të gjithë zinxhirin drejtues të arsimit në Kolonjë.

Të gjithë shefat e arsimit, për turpin e tyre, ishin në krah të Ramës. Disa qeshnin, ndërkohë që kryeministri bënte sikur mbillte pemë, ndërkohë që vetëm disa qindra metra më larg një pjesë e shkollës Papa Kristo Negovani ishte shembur, në shkelje të ligjit, që ua ndalon arsimtarëve të bëjnë fushatë:

Zonja Zhaneta Prifti, përgjegjëse e Zyrës së Arsimit në Kolonjë.

Muharrem Doçi, drejtor i shkollës Papa Kristo Negovani, që u shemb.

Zonja Zamira Meto, drejtoreshë e gjimnazit Petro Nini Luarasi.

Lopatën Ramës ia mbante drejtori i Ujësjellësit të Kolonjës, Enea Jorgji. Këtij të fundit i falet roli i shërbestarit, por arsimtarëve dhe drejtuesve të Arsimit, në asnjë mënyrë. Ata janë në ato detyra për t’i shërbyer arsimimit dhe edukimit të fëmijëve të Kolonjës, jo për të qenë shoqëruese të kryeministrit në aktivitete partiake, në shkelje të ligjit dhe të kodit etik

Arsimi duhet të jetë i depolitizuar!

Por, kështu ndodh kur drejtor dhe përgjegjës të Arsimit, të bën jo përkushtimi, por animi dhe aktiviteti politik partiak.

Kështu ndodh kur mësuesit nuk janë më rilindësit e dikurshëm, sic mbajnë emrin shkollat e Kolonjës, Papa Kristo Negovani dhe Petro Nini Luarasi, por “rilindas” të Ramës dhe Partisë Socialiste.

Një thirrje për drejtuesit e arsimit në Kolonjë është që, t’i khehen vendit të punës për të cilin paguhen, jo nga partia por nga taksat e kolonjarëve. Të shikojnë mbarëvajtjen e nxënesve dhe jo pemët elektorale të kreyministrit, që do bien me erën më tëparë ashtu si muri i shkollës, e për këtë duhet hetimi i menjëhershëm.

Ajo që ndodhi dje ishte treguesi më i mirë se cfarë të ndodh kur në vend të bësh punë, bën sikur punon. Në vend të punosh për të ardhmen, punon për tre mujorin e fushatës. Në vend që të merresh me thelbin, priresh nga fasada.

Thelbi i gjithë kësaj është arsimi. Jo fasada që ra dje, jo pemët që u mbollën dje, në një krahinë të Shqipërisë ku pemë ka, por nuk ka më as punë dhe as njerëz.

Organeve të drejtësisë i bëjmë thirrje të hetojnë tenderat për punimet e shkollës që u shemb duke rrezikuar jetën e fëmijëve.

KQZ i bëjmë thirrje të marrë masa ndaj shkeljeve të djeshme në Ersekë, kurse publikut të hapë sytë para mashtrimit të përditshëm për të cilin paguhet me paratë e qytetarëve. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY