Berisha: Një fushatë mediatike pa debat është një terr i vërtetë për...

Berisha: Një fushatë mediatike pa debat është një terr i vërtetë për qytetarët shqiptarë

37
0
Shares

Një fushatë mediatike pa debat është një terr i vërtetë për qytetarët shqiptarë, deklaroi sot kreu i PD, Sali Berisha.

Argumentat:

Unë besoj se transparenca dhe përgjegjësia përpara qytetarëve kërkon në mënyrë imperative debatet në të gjitha nivelet midis kandidatëve që garojnë për kryetar bashkie. Midis këshilltarëve të parë, që garojnë për kryetarë të parlamenteve lokale.

Një fushatë mediatike pa debat është një terr i vërtetë për qytetarët shqiptarë, të cilët dënohen të dëgjojnë fjalime të stisura, të mbushura me mashtrime nga rilindësit dhe nuk kanë mundësi për asnjë lloj llogaridhënie, për asnjë lloj transparence.
Refuzimi i debatit ka në bazë krimet e mëdha ekonomike, vjedhjen e madhe të Edi Ramës dhe përfaqësuesve të tij vendorë.

Ka në bazë vjedhjen e miliarda miliarda eurove me tendera në masën 90 përqind në shkelje flagrante të ligjeve të vendit.
Refuzimi i debateve televizive ka në bazë transferimin e pasurive, fondeve te familjarë të Edi Ramës dhe në tërësi kryetarëve të bashkive në mbarë vendin.
Ky refuzim ka në bazë frikën e tmerrshme nga veprimtaria antiligjore e këtyre përfaqësuesve. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY