Ilir Meta: Nuk kanë lindur akoma ata burra, që të më shantazhojnë...

Ilir Meta: Nuk kanë lindur akoma ata burra, që të më shantazhojnë mua

82
0
Shares

Qëndroi larg procesit për reformën në drejtësi.

Derisa një ditë u shfaq bujshëm e me nerv.

Për ta shkundur fort opinionin publik e atë politik. Bëri atë që ka bërë gjithmonë: lëvizjen e duhur, kthesën e fortë, në çastin e duhur. Për t’u bërë edhe një herë më shumë faktor kyç?

Për të fuqizuar LSI-në? Për të provokuar apo kërcënuar kënd? Për të prishur koalicionin me PS-në?
Për të nxitur zgjedhjet e parakohshme?

Ilir Meta përgjigjet për këto e të tjera çështje, që kanë të bëjnë me të shkuarën e tij politike në një intervistë të gjatë për revistën Mapo.
Ai flet për betejat me Nanon, Berishën e Ramën. Për akuzat e forta. Për dilemat e tij. Për miqtë e bashkëpunëtorët, që i ka apo që i ka humbur. Si dhe për jetën që mund të kishte bërë, nëse s’do të kishte zgjedhur politikën

Revista del nga nesër në treg.

“Unë nuk kam kërkuar asnjëherë që të bëhem faktor, por askush nuk më përjashton dot nga angazhimi për stabilitetin e vendit, sidomos kur ky stabilitet cenohet seriozisht. Unë kam deklaruar që në fillim se do të votoj çdo refomë, sipas standardeve të Venecias,” thotë Meta në intervistë.

Për akuzat e ngritura ndër vite ndaj tij, Meta thotë: “Nuk ka asnjë çështje ndaj meje. Të gjitha çështjet kanë qenë politike dhe s’kam pasur asnjëherë shqetësim prej tyre. Gjithmonë kam dhënë shembullin se si mund të përballohen me kurajë qytetare e politike edhe procese të tilla. Jam trajnuar nga zoti Berisha që në vitin 1992, kur isha isha 23 vjeç, si i pari deputet opozitar që m’u hoq imuniteti e që kërcënohesha çdo ditë me burg për të ashtuquajturën kryengritje të Poliçanit. Kështu që mua nuk më shqetësojnë aspak akuzat e çështjet që hapen në emrin tim. Nuk kanë lindur ende në këtë botë burra, vendas apo ndërkombëtarë, që të shantazhojnë Ilir Metën si politikan. Unë përulem vetëm para arsyes, të drejtës e të mirës, në politikë, në jetë e në shoqëri”.

Intervista e plotë, nesër në Revistën MAPO

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY