Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Ulja e taksave, rrit biznesin”, Belind Këlliçi prezanton 5 angazhimet për Tiranën në Yzberisht

25/04/2023
“Ulja e taksave, rrit biznesin”, Belind Këlliçi prezanton 5 angazhimet për Tiranën në Yzberisht
Share on FacebookShare on Whatsapp

Zona e Unazës së Re dhe Yzberishti, janë nga më të diskriminuarat nga Bashkia e Tiranës në raport me invetimet publike. Gjatë takimeve që zhvilloi me banorë të Yzberishtit, kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi u njoh nga afër me shqetësimin e tyre për mungesën e hapësirave publike dhe infrastrukturës.

Gjithashtu, banorët u ankuan edhe për taksat e larta që i paguajnë Bashkisë së Tiranës.

_“Ajo që duket nuk ka nevojë për koment. Këtu nuk është vënë dorë për asgjë. Edhe kanalizimet bllokohen. S`jam i kënaqur hiç. Paguaj 18 mijë lekë taks gjelbërimit lali Erit, është me fakt kjo jo kështu, i paguaj. Këtu o vëlla na ka ardhur. Ne familjarët ashtu jemi, ca me punë e ca pa punë, po fëmijët këtu nuk kanë ku luajnë”_-u shprehën disa banorë të Yzberishtit.

Për këtë situatë, Belind Këlliçi u shpreh se po flet çdo ditë. Ai shtoi gjithashtu se ndonëse Erion Veliaj ka mbledhur 41 milionë euro nga taksa e infrastrukturës arsimore, këto para nuk janë kthyer pas në investime për banorët.

_“Kam folur edhe për çështjen e këndeve të pushimit, për 500 oazet nëpër lagje, me vënë disa pemë, disa stola ku të pushojnë edhe fëmijët, edhe të moshuarit, edhe qytetarët e thjeshtë që duan me ndenjtë në lagje. Ky ka marrë 41 milionë euro me bo shkolla të reja, dhe në këtë zonë me 70 mijë banorë, nuk ka bërë një çerdhe, një shkollë, një kopësht. Asnjë gjë”_-tha Këlliçi.

Duke u ndalur te një tjetër angazhim i programit të tij, paketa e taksave dhe tarifave për biznesin, Belind Këlliçi njohu disa sipërmarrës të biznesit të vogël, me uljen e barrës për ta. Sipas kandidatit të opozitës për bashkinë  e Tiranës, reduktimi i këtyre taksave, do të ndihmojë biznesin të fitojë më shumë por njëkohësisht të hap vende të reja pune.

_“Kemi në plan për ta përgjysmuar tarifën e hapësirës publike, do ta bëjmë gjysëm nga sa e ke tani. Edhe tarifën e pastrim gjelbërimit do ta përgjysmojmë. Do të heqim taksën e infrastrukturës arsimore, që është absurde vëlla. O e vuan kjo zonë, o s`ka zonë që e vuan. Dmth o ka zonë të diskriminuar në Tiranë, o nuk ka tjetër. Kjo është katastrofë ajo që ka ndodhur. Këto janë ndihma edhe për biznesin, me ndihmu edhe biznesin e vogël me marr një punëtor më shumë, me pas të ardhura më shumë, me i dhënë frymëmarrje_”-tha Këlliçi.

Një tjetër problem thelbësor për zonën është mungesa e ujit të pijshëm. Belind Këlliçi takoi një të moshuar, i cili sapo kishte blerë ujin që përdor për të pirë në familje.

I moshuari u shpreh se në  çezma nuk kanë ujë, siç pretendon Erion Veliaj, ndërsa tha se faturat i paguan dyfish.

_“Po e paguajmë ujin, trefshi, katërfishi. Edhe ujë s`kam për të pirë. Dy lloj ujërash, po ku e ke ujin. Po ku ka ujë me 24 orë, pse janë ato depozitat? Ja bidoni, e bleva, 1200 lekë, e bleva për të pirë. Po ato çisternat pse i ka ato? Se thotë ka ujë 24 orë! Vetëm për banjot!_”-tha i moshuari.

Ndërsa Belind Këlliçi u shpreh: _“E paguan tre fish e katër fish, dhe ujë nuk ke. Kurse Erion Veliaj thotë keni 24 orë në ditë ujë. 24 orë në ditë thotë Veliaj që keni ujë. A je me bidon? Kapja bidonin zotnisë, me bidon është, që thotë ai ka ujë. Për çfarë e bleve? E bleve për të pirë, apo jo? Ai thotë është i pijshëm uji që vjen në çezme_”-tha kandidati i opozitës për bashkinë.

Edhe në Yzberisht, qytetarëve që u është marrë prona nga bashkia e Tiranës, duke i lënë rrugëve, janë të shumtë. Një prej tyre duke konfirmuar votën për Belind Këlliçin, tregoi se si Erion Veliaj i grabiti pronën pa e dëmshpërblyer.

_“Në darke të 2017, në 21 tetor unë kam qenë pronar, më jepte Keshi paratë, nënstacioni. Në datën 20, ky zdromsi, ky çuni zdroms, lali zdromsi, ma konfiskoi pronën si në kohën e Enver Hoxhës. Votën time e ke lale, edhe nja 12 a 14 vetë sa janë, ta jap. Por mos harron, se kur të fitosh do të zejë derën e bashkisë”_- u shpreh qytetari.

Gjatë takimeve me qytetarë të shumtë, Belind Këlliçi mori mbështetjen e tyre për zgjedhjet e 14 majit, duke u angzhuar se pas fitores në zgjedhje, në Tiranë do të vijë ndryshimi. r.p

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha shpjegon fishekzjarret dhe molotovët tek vila e ish-diktatorit. Dikush u tha se flinte Rama

Berisha shpjegon fishekzjarret dhe molotovët tek vila e ish-diktatorit. Dikush u tha se flinte Rama

28/02/2026
Trump konfirmon vdekjen e Khameneit, shumica e udhëheqjes iraniane është zhdukur

Trump konfirmon vdekjen e Khameneit, shumica e udhëheqjes iraniane është zhdukur

28/02/2026
Policia përleshje me protestuesit tek Kuvendi, qytetarët molotovë mbi vilën e diktatorit

Policia përleshje me protestuesit tek Kuvendi, qytetarët molotovë mbi vilën e diktatorit

28/02/2026
Marshim revolte në Tiranë, protestuesit lëvizin në rrugë e sheshe të ndryshme në qytet. Policia i ndalon të shkojnë tek Policia e Shtetit

Marshim revolte në Tiranë, protestuesit lëvizin në rrugë e sheshe të ndryshme në qytet. Policia i ndalon të shkojnë tek Policia e Shtetit

28/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha shpjegon fishekzjarret dhe molotovët tek vila e ish-diktatorit. Dikush u tha se flinte Rama

Berisha shpjegon fishekzjarret dhe molotovët tek vila e ish-diktatorit. Dikush u tha se flinte Rama

28/02/2026
Trump konfirmon vdekjen e Khameneit, shumica e udhëheqjes iraniane është zhdukur

Trump konfirmon vdekjen e Khameneit, shumica e udhëheqjes iraniane është zhdukur

28/02/2026
Policia përleshje me protestuesit tek Kuvendi, qytetarët molotovë mbi vilën e diktatorit

Policia përleshje me protestuesit tek Kuvendi, qytetarët molotovë mbi vilën e diktatorit

28/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.