Berisha në Kamzë: Rama bëri gjithçka që ne të mos figuronim, por...

Berisha në Kamzë: Rama bëri gjithçka që ne të mos figuronim, por ne jemi 1-shi. Njëshi është fati që e mjeroi Edi Ramën

37
0
Shares

Rama bëri gjithçka që ne të mos figuronim, por ne jemi 1-shi. Njëshi është fati që e mjeroi Edi Ramën, deklaroi sot në Kamzë kryetari i PD, Sali Berisha.

Deklarata e Berishës:

U bëj thirrje ju, banorëve të mrekullueshëm të bashkisë Kamzë.
Të trokisni në çdo portë, në çdo zemër, për të bindur çdo qytetar dhe banorë të kësaj bashkie, të votojë ndryshimin, të votojë Arjan Hoxhën, të votojë Njishin (1). Mos harroni se i tmerruar bëri gjithçka që ne të mos figuronim, mirëpo fati është fat, atë e kontrollon vetëm ai që është sipër, ja ku doli, ja ku është, Njëshi është fati, fati që e mjeroi Edi Ramën.

Thirrini kudo që i keni të njohurit tuaj, të afërmit, familjarët, farefisin, të bisedoni, ti bindni, të ndahemi me këta hajna, si këta nuk ka pasur toka. Këta nuk kanë ndjenja njerëzore. Këta i përçmojnë qytetarët, këta i urrejnë qytetarët, njëlloj si hajduti viktimën e tij.

Shikoni çfarë bën Rakip Suli me Erion Veliaj. Të vetmet që nuk u prekën nga tërmeti, ose u prekën më pak se çdo gjë tjetër, ishin shkollat. Shkollat i morën dhe i rrafshuan për të vjedhur 70-80% të shumës së përdorur për rindërtimin e tyre.

Po çfarë pësoi Kamza. Kamzës ju shkatërrua arsimi. Nuk ka mësim me 3 turne miqtë e mi. Unë kam qenë pedagog vetë, po çdo njeri, jo më fëmijët, por as me studentët e rritur me 3 turne se bën dot mësimin. Dhe këtë e bëri Rakip Suli, vetëm e vetëm për xhepin e tij, këtë e bëri Erion Veliaj, vetëm e vetëm për xhepin e tij.

Në qoftë se do të mendonim, hajde për të rriturit, por të paktën për fëmijët e qytetarëve ata nuk mund ta bënin kurrë një akt të tillë, ata nuk mund të mendonin kurrë të fryheshin si shushunja me paratë e shkollave. 6 milionë euro e ndërton shkollën ‘Sami Frashëri’, Erion Veliaj. Me 6 milionë euro ndërtohen të paktën 7-8 shkolla. 7.2 milionë euro rindërton shkollën ‘Hillary Clinton’ Rakip Suli në Kamzë.
Shih çfarë janë këta more. Këta vjedhin në çdo gjë, këta vjedhin në çdo pemë, në çdo gropë, në çdo bankë, këta vjedhin në çdo shkollë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY