Mafia e Durrësit është vërsulur të pushtojë Sarandën, dara e mafies së Ramës është shtrënguar, tha sot në Tiranë kreu i PD, Sali Berisha.
Argumentat:
Në Sarandë, mafia e Durrësit, e cila po humbet Durrësin falë fitores së Igli Carës, është vërsulur të pushtojë Sarandën.
Me të deleguarin personal të famëziut Alket Hyseni.
I cili ka marrë përsipër të zhvarrosë të vdekurit në Sarandë për të ndërtuar pallate qeveritarët.
Zhvarrosja e të vdekurve, mision kryesor i mafiozit të Alket Hysenit, i cili ka përballë Ardit Cikulin, një qytetar shembullor, serioz, të përkushtuar, ndaj të cilit nuk rëndon as edhe një aferë, përkundrazi virtyti, përkushtimi, aftësia e Ardit Cikulit kishte fituar zemrën dhe mendjen e qytetarëve të Sarandës.
Akuzohej direkt ministri i familjes për dhjetëra e dhjetëra hektarë të marrë me emër tjetër.
Do i bllokohen. U zotua solemnisht kryetari i ardhshëm i bashkisë së Konispolit, Fatmir Shero se kjo nuk mund të ndodhë.
Në Delvinë, Ilir Mehmeti, kandidati i fitores, një qytetar i shkëlqyer, karshi tij, njeriu që e kishte vëllanë të dënuar për ngarkesa të mëdha kokaine në Itali, kushëriri i famëziut Ardi Veliu.
Ai vërtet është i dënuar për kokainë, por dosjet e Ardi Veliut janë dhjetë herë më kriminale dhe të rënda.
Kanë vendosur që darën e mafies ta shtrëngojnë më shumë në jug. Por Delvina do të thotë fjalën e saj. E gjeta më të zjarrtë se kurrë, më të vendosur se kurrë për t’u dhënë atë që meritojnë.
Në Tepelenë, Tërmeti që e ka vendin në qeli, ka përballë një nga inxhinierët më të shquar të Tepelenës, i ardhur nga Kanadaja për të derdhur të gjithë aftësitë e tij, dashurinë dhe përkushtimin për Tepelenën.
Në Tepelenë dhe kudo në jug, koha ka ndaluar. Investimet janë zero.
Jugu po shkretohej me shpejtësi të madhe. Në Memaliaj, qytetari duhej të merrte te polici që të hynte te ish-kryetari, që nuk mendon gjë tjetër vetëm të ndante paratë e tenderave. Karshi tij, një kandidat i atdheut, që i ka shërbyer vendit në Afganistan. Një njeri popullor, me aftësi të mëdha. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/