Një zyrë KZAZ në Kavajë është thyer sot me forcë ndërkohë që ende nuk dihen autorët.
”Më datë 23.04.2023, është marrë njoftim nga anëtarët e KZAZ Nr. 42, në Kavajë, se është dëmtuar dera hyrëse e kësaj KZAZ-je, në shkollën “26 Marsi”, shkollë aktualisht jashtë funksionit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe kanë kaluar në vendngjarje dhe nga hetimet e para paraprake dhe këqyrja e vendit të ngjarjes, nuk është konstatuar mungesë apo dëmtim i ndonjë sendi dhe dokumentacioni i KZAZ.
Nga hetimet paraprake dyshohet se dera është hapur me forcë nga disa të mitur, që frekuentojnë ambientet e shkollës mbasditeve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit/ëve.r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/