“Rama po përdor fjalor banal që të heqë qyrkun e kryehajdutit. Shqipëria...

“Rama po përdor fjalor banal që të heqë qyrkun e kryehajdutit. Shqipëria është në mjerim, ai krihet duke u tundur“

31
0
Shares

Kreu i PD,Sali Berisha tha sot se Rama po përdor fjalor banal që të heqë qyrkun e kryehajdutit. Shqipëria është në mjerim, ai krihet duke u tundur

Argumentat:

Vini re fushatën e tij. E nisi me lopatë për t’u paraqitur si tjetër, se nuk është ky hajduti. 2 metra është që vjedh me firmë nga mëngjesi në darkë, dhe mendoi se me lopatë do të mund t’ju gënjente ju.

E pa që lopata nuk po i funksionon, dhe tani kalon burri kryeministër nga takimi në takim me fjalorin më banal, më të ulët vetëm e vetëm që të mund të heqë në një farë mënyrë qyrkun e kryehajdutit të Shqipërisë.

Ai beson se, duke përdorur fjalët më banale, krahasimet më vulgare, ju do harroni vjedhjet, do harroni katastrofën dhe do të merreni me efektet që do të krijojë me atë fjalor të turpshëm, me ato qendrime që hidhet kërcen poshtë e përpjetë, në një kohë kur Shqipëria vajton, është në mjerim, ai krifet duke u tundur dhe shkundur, sikur këtu është parajsë.

Gjithçka me efekte mashtruese për qytetarin. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY