FOTO/ Ja kush janë 3 shqiptarët që shpërndanin sasi të mëdha droge,...

FOTO/ Ja kush janë 3 shqiptarët që shpërndanin sasi të mëdha droge, denohen me 42 vite burg

79
0
Shares

Një gjykatë në Angli ka dënuar me burg 3 shqiptarë, të akuzuar për trafik droge dhe armëmbajtje pa leje.

Gjykata Kingston Crown dha 42 vite burg në total për Tristen Asllani, 29 – vjeç, Arbër Beqaj 24 dhe Ndriçim Musaj po 24.

29 – vjeçari Asllani, me banim në Finchley u shpall fajtor për trafik droge, për drejtim të rrezikshëm të automjetit dhe posedim të armëve të zjarrit për qëllime kriminale. Ai u dënua me 25 vite heqje lirie.

 

Asllani, 25 vjet

Asllani

Për Arbër Beqajn, gjykata dha 8 vite burg, për akuzën e shpërndarjes së drogës.

Ndërsa për Ndriçim Musajn, gjykata britanike dha 9 vite burg.

Hetimet e autoriteteve britanike dhe arrestimi i shqiptarëve:

Hetimet e detektivëve anglezë i çuan ata në Avenue Road, në Crouch End, ku më 25 Janar, ata pikasën Asllanin që i dorëzoi një valixhe Beqajt. Më vonë, autoritetet zbuluan se në valixhe gjendeshin 12 kilogramë kokainë. Beqaj u largua sëbashku me Musajn me taksi.

Oficerët e policisë e ndaluan taksinë dhe sekuestruan drogën.

Ndërkohë, Asllani mori një valixhe dhe një çantë në një adresë në Avenue Road dhe u largua nga ky vend me një automjet.

image

Beqaj, Musa

Kur oficerët i kërkuan Asllanit të ndalonte, ai nuk iu përgjigj urdhërit dhe i dha gaz makinës. Nga shpëjtësia e madhe ai u përplas me një ndërtesë në Park Road, N8.

29 – vjeçari u largua nga mjeti dhe u fsheh, megjithatë, falë qenve, oficerët e policisë arritën ta gjenin diku pranë vendit të ngjarjes. Ai u vu në pranga, ndërsa iu sekuestruan edhe 21 kilogramë të tjera kokainë.

Kontrollet në një tjetër adresë në Avenue Road, çuan në zbulimin dhe sekuestrimin e 16.5 kilogramëve kanabis, si dhe një armë Skorpion me silenciator.

Sipas hetuesëve, rrjeti në fjalë po shpërndante një sasi të madhe droge. Lënda narkotike e sekuestruar gjatë këtij operacioni, kapte vlerën e mbi 6.4 milionë paund.

“Tentativa e dëshpëruar e Asllanit për t’i ikur policisë vuri në rrezik banorët e zonës dhe shkakoi dëme të pronës private. Jam shumë i kënaqur që ky rrjet i rrezikshëm u dënua dhe malli i tyre nuk do të shitet nëpër rrugët e Londrës”,tha detektivi Castable Rains.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY