Berisha në Libohovë: Rama, tirani e varfërisë, arrestoi 35 mijë vetë për...

Berisha në Libohovë: Rama, tirani e varfërisë, arrestoi 35 mijë vetë për faturë dritash, çështje civile

36
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot në Libohovë se kryeministri Edi Rama arrestoi 37 mijë vetë për fatura dritash. Përdori faturat e dritave dhe të ujit për të stërmbushur burgjet.

Sali Berisha: Dara e varfërisë shtrëngon çdo ditë. Ndrydh çdo ditë jetën dhe mundësitë e tyre, dhe ata largohen diku tjetër për të ndërtuar jetën. Edi Rama ka kryer gjenocid ndaj shqiptarëve, sepse në konventën e OKB, gjenocid quhet në nenin 3 kur krijon kushte të kalkulueshme për largimin e njerzve. Çfarë ndodh? A nuk arrëstoi ai 37 mijë vetë për fatura dritash? Po në botë nuk ka ndodhur kurrë, as në diktatura, sepse çështjet civile janë civile dhe nuk janë kurrë çështje penale.

Kurse ky, i pashpirt përdori faturat e dritave dhe të ujit për të mbushur dhe stërmbushur burgjet. Për 35 dollarë ka varë tjetrin veten në burgun e Lushnjës. Sa vrasje të tjera. Dhjetëra e mijëra të tjera janë larguar.
Ja pra, që Adili dhe ai tjetri përfaqësojnë dy botë të ndryshme krejtësisht. Po pse ikin shqiptarët? Pse kjo tirani varfërie? Një shkak dhe vetëm një. Vjedhje, vjedhje dhe vetëm vjedhje. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY