Gazment Bardhi, fushatë kundër kandidates së Alibeajt në Vaun e Dejës: Votoni...

Gazment Bardhi, fushatë kundër kandidates së Alibeajt në Vaun e Dejës: Votoni Zef Hilën!

63
0
Shares

Deputeti Gazment Bardhi ka bërë fushatë kundër kandidates së Alibeajt në Vaun e Dejës duke kërkuar të botphez për Zeff Hilën.

”Në takimin me Kryesinë e Degës Vau i Dejës i shpreha gjithë mirëkuptimin dhe mbështetjen time për qëndrimin lidhur me zgjedhjet e 14 Majit. Situata e krijuar dhe presioni nga bandat në pushtet kërkon unifikimin e çdo opozitari rreth një kandidati të vetëm, për të mposhtur të keqen dhe për të bërë realitet ndryshimin.

PD ka paraqitur një listë të shkëlqyer për Këshillin Bashkiak të Vaut të Dejës, me gra e burra, djem e vajza që e duan Vaun e Dejës dhe qytetarët e tij. Lista kryesohet nga z. Gjon Marku, ish kryetar bashkie, një personalitet i zonës dhe administrator lokal me integritet dhe profesionalizëm.

Së bashku me ekipin e kandidatëve për këshilltarë të PD ndamë qëndrimin e përbashkët se për 4 vjet Bashkia e Vaut të Dejës është marrë peng nga Tom Doshi, ortaku politik i Edi Ramës. 14 Maj është dita që Bashkia e Vaut të Dejës të çlirohet nga pengmarrja e Edi Ramës dhe ortakut të tij, për t’iu rikthyer punëve të mira të lëna pezull që në 2019”, tha Bardhi gjatë një takimi në Vaune Dejës.

Një ditë pas vendimit të PD për të mbështetur Zef Hilën, kryetari i PD, Vaut të Dejës u tentua të vritej me ekploziv në makinë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY