“Kandidati i Ramës vjen të sjellë në Sarandë, mafian e Durrësit”

“Kandidati i Ramës vjen të sjellë në Sarandë, mafian e Durrësit”

39
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot në Sarandë se kandidati i Ramës vjen të sjellë në Sarandë, mafian e Durrësit. Durrësi po u ikën, tani kërkojnë zona për veprimtarinë e tyre kriminale.

Deklarata:

Po marrim kandidatët, ja ku është zoti Cikuli, ja ku është zoti Shero. Ku është ai kandidati i Sarandës, a e dini ju kush është ai? Ju se njihni asnjë, nuk e njeh asnjë socialist. Ju them unë kush është ai. Asnjë socialist nuk e njeh.

Ai vjen nga Durrësi, ai vjen me mision të kobshëm, ai vjen për të sjellë këtu mafian e tmerrshme të Durrësit.
Sepse e shofin se Durrësi po u ikën, Igli Cara do të fitojë dhe tani kërkojnë zona për veprimtarinë e tyre kriminale dhe mendojnë se mund të mashtrojnë sarandiotët.

Po nga doli ai njëherë. Po si ka mundësi që Saranda me këta burra, me këto gra, me këta të rinj, të mos ketë një njeri për ta kandiduar, por do ta sjellim nga Durrësi pasi ka bërë shkollën e mafias së Durrësit.
Ky është kandidati, ky është vlerësimi i Edi Ramës për Sarandën. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY