Belind Këlliçi mbështet projektin “Portat e Hapura”, vilat e vjetra do të...

Belind Këlliçi mbështet projektin “Portat e Hapura”, vilat e vjetra do të restaurohen për t’u kthyer në atraksione turistike

46
0
Shares

Mbrojtja e Trashëgimisë Kulturore do të jetë në fokusin e punës së kryebashkiakut të ardhshëm të bashkisë së Tiranës, Belind Këlliçi.

Këtë fundjavë, kandidati i opozitës për bashkinë e kryeqytetit, u njoh nga afër me një nga projektet inovative të quajtur “Portat e Hapura”, që synon mbrojtjen e vilave dhe banesave të vjetra të Tiranës. Ky projekt është hartuar nga Xhimi Begeja, familja e të cilit zotëron një shtëpi në rrugën e “Dibrës”, e cila është Monument Kulture e Kategorisë së II-të. Këtë objekt e vizitoi Belind Këlliçi me një pjesë të stafit të tij, për të parë nga afër planin që synon shndërrimin e të paktën 9 vilave të vjetra në një pol turistik për Tiranën.

Pasi njohu Belind Këlliçin me vlerat e pronës së tij, Xhimi Begeja tregoi se plani synon që 9 ndërtesa të vjetra deri në 300 vjeçare, të restaurohen dhe kthehen në një mini lagje turistike që do të lidhet me zonën e “Pazarit të Ri”.

_“Ky model ka Parisi, Milano, një lagje e bukur me rrugica me gjëra. Janë 9 objekte këtu për t`u ruajtur, të tjerat do zhvillohen. Kjo zonë këtu ka, e para çdo familje këtu nuk humb emrin e vet, identitetin. Ruan pronën e vet, bëhet hajër, se përfitimi ekonomik këtu nuk është i njëtë për të njëjtën sipërfaqe, pothuajse është 5 deri në 10 herë më shumë si vlerë. Dhe e fundit fare, është një zhvillim ekonomik i paparë_”-u shpreh Xhimi Begeja.

Ai tregoi se projekti është dakordësuar dhe hartuar në bashkëpunim me të gjithë pronarët e objekteve të vjetra që ndodhen në “Rrugën e Dibrës” dhe zonën e “Selvisë”.

Sipas z.Begeja, restaurimi i këtyre objekteve me vlera historike, muzeale dhe urbanistike, do ta kthejnë zonën në pol zhvillimi për në Tiranë.

_“Unë kam bërë një gjë shumë të bukur. I mblodha të gjithë edhe u thashë: Hajdeni çuna ta bëjmë një bashkë, pse të vendosin të tjerët për fatet tona, hajde ta bëjmë bashkë. Duhen pesë lekë, ore do t`i nxjerri paret se vlerën e jep ajo cop letër. Kthehet në rrugë, kthehet në lulishte, kthehet në zonë zhvillimi. Do vij tjetri ta zhvillojë vet këtë gjë_”-u shpreh Xhimi Begeja.

Pasi u njoh nga afër me çdo detaj të këtij projekti, që është hartuar nga vetë të zotët e pronës, Belind Këlliçi shprehu mbështetjen e tij, që plani të bëhet realitet. Sipas Këlliçit, ky plan do t’i shërbejë të gjithëve, duke përfshirë harmoninë sociale në komunitet.

_“Varet për çfarë ke hyrë në politikë. Po ke hyrë për pare është vendi gabuar, po ke hyrë për punë të mirë, me lënë një gjë të mirë, janë këto lloj projektesh, që janë afatgjate, që ngelesh. Kjo është idea, kjo është një gjë e mirë për qytetin, i shërben të gjithëve. Kjo ka dhe një vlerë të madhe shumë për komunitetin, sepse kjo rikthehen harmoninë mes familjeve, mes njerëzve_”-u shpreh Belind Këlliçi.

Edhe kryetari i “Shoqatës Tirana”, Arben Tafaj, deklaroi se për të tilla projekte, kjo shoqatë ka 20 vjet që lobon, por nuk kanë gjetur mbështetjen e pushtetit lokal dhe atij qëndror. Tafaj theksoi se zona të tilla kthehen në vend atraksioni për turistët me përfitime të larta financiare.

_“Ka disa zona të cilat ne si “Shoqata Tirana”, të paktën prej 20 vitesh kemi thënë, planet urbane të zhvillimit të qytetit, duhet t’i ruajnë këto njolla, për të ruajtur trashëgiminë tonë. Këto jo vetëm që kthehen në vende atraksioni për turistët, por kthehen edhe në vende biznesi për të rritur të ardhurat”_- u shpreh Arben Tafaj.r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY