“Thjeshtra e Ramës po shkatërron të gjitha firmat sepse fiton çdo tender”

“Thjeshtra e Ramës po shkatërron të gjitha firmat sepse fiton çdo tender”

38
0
Shares

Kreu i PD tha sot në Përmet kreu i PD, Sali Berisha se thjeshtra e Ramës po shkatërron të gjitha firmat sepse fiton çdo tender.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Edi Rama, je i pashpresë.
McGonigal po të pret. Pasi të mbarosh dënimin atje, do vish këtu se dënime të tjera të presin.
Ligji për heqjen e parashkrimit do jetë ligji i parë që do miratohet në parlament.
Ndaj ka tmerr nga opozita. Ka tmerr se familja e tij çdo ditë në tendera. Se baxhanaku i tij është një peshkaqen që ka marrë 100 tendera deri më sot, të fshehtë dhe të hapur. Të cilin ligji e ndalon.
Këta nuk pyesin për ligjin.

Thjeshtra e tij po shkatërron të gjitha firmat e arkitektëve, projektuesve. E lidhur me një kompani të huaj, pastaj si nënkontraktore fiton çdo tender se është thjeshtra e kryeministrit.
Mos votoni kurrë qeveritarë që përdorin pushtetin për pasurimin e tyre.
Rruga më antiligjore është angazhimi i familjarëve për të fituar tendera.
I them Edi Ramës, hajde të dalim përpara qytetarëve. Nxirr pak sa tendera kanë fituar familjarët e Sali Berishës, zero!
Do ishte pafalshme të votosh këtë njeri, do të thotë të votosh varfërinë tënde, dëshpërimin tënd. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY