“Nga rritja e çmimeve, çdo shqiptar ka humbur një rrogë më shumë...

“Nga rritja e çmimeve, çdo shqiptar ka humbur një rrogë më shumë vetëm në ushqime“

36
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha argumentoi sot nga Këlcyra se rritja e çmimeve, çdo shqiptar ka humbur një rrogë më shumë vetëm në ushqime.

Argumentat:

14 maji është një datë e rëndësishme, sepse me 14 maj ju votoni për Arjan Kasajn, njërit nga bijtë tuaj më të shquar, një demokrat i vendosur, një intelektual i çmuar, një qytetar i përkushtuar, i cili do shkrijë energjitë e tij për t’u shërbyer juve. Do përdorë me transparencën më të madhe çdo qindarkë të taksave tuaja, do rendë në katër anët për të sjellë fondet dhe për të transformuar këtë qytet të bukur me një pozicion mahnitës panoramik…

Shqiptarët, nga një komb atdhedashës, që qëndruan në trojet e tyre në shekuj dhe mijëvjeçarë, po shndërrohen në një komb mysafir në dhera të tjera, por mysafir edhe në trojet e tyre, në kuptimin që të gjitha potencialet e mëdha të vendit të tyre janë shndërruar në një mollë të ndaluar, në një mallkim për banorët e Këlcyrës dhe të gjithë Shqipërisë.

Kjo sepse në 10 vite, ai që drejton qeverinë nuk mendoi për jetesën e qytetarëve, mendoi vetëm e vetëm për pasurimin e tij, vetëm e vetëm për pushtetin e tij.
Edi Rama nisi karrierën e tij si kryeministër pas një akuze në një raport ndërkombëtar se ka të fshehura në llogaritë offshore 200 milionë euro.

Çfarë ndodhi këto tetë vite me ne? Në vend se nga viti në vit të kishim një përmirësim ekonomik, një gjendje më të mirë, vështirësia ekonomike erdhi gjithnjë në rritje sepse Edi Rama ngriu rrogat. Nuk ka akt më të pashpirt që mund të bëjë një kryeministër sesa ngrirja e rrogave e pensioneve.
Nga rritja e çmimeve, çdo shqiptar ka shpenzuar më shumë për ushqime 430 mijë lekë, sipas ekonomistëve të pavarur. Pra, çdo shqiptar ka humbur një rrogë më shumë vetëm në ushqime. Çdo pensionist ka humbur dy pensione.

Edhe në vende të tjera u rritën çmime, por qeveritë e tjera ua kthyen paratë qytetarëve të mbledhura nga rritja e çmimeve. Kosova rriti me 100 euro pensionet, 100 euro u dha studentëve, 120 euro u dha rrogëtarëve. Kurse ky, paratë që mblodhi, 520 milionë euro nga rritja e çmimeve, i ndau për lukset e veta dhe klientelën e tij. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY