Vendimi i KAS dhe Kolegjit për koalicionin e opozitës, Berisha: Shkelën ligjin...

Vendimi i KAS dhe Kolegjit për koalicionin e opozitës, Berisha: Shkelën ligjin me urdhër të Ramës

36
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot se kryeministri Edi Rama urdhëroi mercenarët e tij të shkelin ligjin dhe të emërojnë kryetarin e koalicionit.

Argumentat:

Ky ndryshim është jetik për çdo shqiptar. Këta janë shndërruar në një sekt që kanë përçmim për qytetarët.

Ky kryetari juaj këtu, çfarë bëri me ujësjellësin? Unë kam publikuar fotot e tubave të vjetër që i vendoste. Ju i keni dërguar te unë dhe unë i kam publikuar.
Prandaj tubat çahen dhe Këlcyra nuk ka ujë. Pse nuk bleu tuba të rinj? Se i ndau me ministrat dhe deputetët lekët.
Këta nuk kanë të ndaluar në hajdutërinë e tyre.
Ndaj dhe 14 maji është votë në radhë të parë për veten tuaj, është votë për një ndryshim që është jetik.

A e konstatoni ju se në disa aspekte jemi më keq së në vitin 1991? Sepse lufta e egër e Edi Ramës ndaj opozitës është më e pashembullta që kur është themeluar PD.
E ka kapur tmerri nga opozita dhe urdhëron mercenarët e tij të shkelin ligje dhe Kushtetutë, t’i emërojë koalicionit, kryetarin e koalicionit, të cilin ligji ia njeh në mënyrë eksplicite anëtarëve të koalicionit.

Mua më bën nder se tregon tmerrin që ka nga Sali Berisha, por problemi është shikoni se çfarë qëndrimi ka ndaj opozitës.
Ai e di se opozita është shtyllë e demokracisë, por pavarësisht nga kjo, do të kontrollojë edhe opozitën.

I duhet të vjedhë, të vjedhë sa më shumë.
Nuk lejon ngritje komisionesh. Kërkuam ngritje komisioni për çarterin e tij taksi, ky si Sulltani Erdogan, thotë se e kam dhuratë. Por shpenzimet e udhëtimit i heqin qytetarët e Shqipërisë. Dhe ka shpenzuar 22 milionë euro me dhomë gjumi ky se lodhet shumë, njeriu që në dy të tretat e mbledhjeve nuk shkel në qeveri.
Pse e do vendin pa opozitë ky? Se blen vazon e drurit 4 milionë euro.
E do sepse firmos 420 milionë euro për djegësa. Do të kontrollojë çdo pushtet. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY