Njësia 2 me rrugë të shkatërruara. Banorët: Paguajmë taksa dhe shërbime nuk...

Njësia 2 me rrugë të shkatërruara. Banorët: Paguajmë taksa dhe shërbime nuk marrim. Asnjë votë më për Veliajn

36
0
Shares

Rreth 1 km larg zyrës së Bashkisë Tiranë, të gjitha rrugët dytësore të Lagjes nr. 2 në Tiranë janë të pashtruara.

Njësia Administrative Nr. 2, në zemër të Tiranës, është tërësisht me rrugë të shkatërruara. Nga vëzhgimi në terren i zëdhënëses së fushatës për Bashkinë e Tiranës Silvi Bardhi, si dëshmi e investimeve zero në këtë zonë, u vu re se edhe rruga pranë zyrave të njësisë bashkiake Nr. 2 ishte e shkatërruar.

Gjatë bisedës me banorët e një prej lagjeve të vjetra tiranase, pranë “Xhamisë së Tabakëve”, shprehën shqetësimin e mungesës së shtrimit të rrugëve, mungesës së trotuareve, mungesës së gjelbërimit, higjienës dhe kaosit në parkim.

Banorët thonë se taksat i paguajnë rregullisht, por shërbim nuk marrin.

_“Rruga kështu ka qenë këtu, nuk është shtruar ndonjëherë ka vite që nuk është shtruar. Ose është shtruar sa për të kaluar radhën. Një shtrim i mirë i rrugës nuk është bërë në këtë lagjen këtu_”, tha një banor.

_“Në këtë lagje kam që në vitin 1980. Plehrat nuk hiqen asnjëherë. Rruga ka qenë këtu me trotuar. Kur kemi ardhur në fillim ishte e rregullt pastaj ishin këta dhe na e hoqën trotuarin. Këtu është si në katund, kur bie shi balta bëhet deri në gju. A nuk jemi ne si të gjithë të tjerët, pse gjithandej po rregullohet dhe lagjIa jonë nuk rregullohet? Për çfarë arsye? Edhe ne i japim votat e të gjitha detyrimet, lekët na i marrin, për ujë të pijshëm, për pastrim, gjelbërim. Vijnë ndonjëherë i shohim ata njerëzit që pastrojnë, por çfarë të pastrosh, shih si i ke makinat. Ka raste kur dal në mëngjes me çunin që ta çoj në çerdhe me karrocë, duhet ta ngre karrocën se shiko ku është hyrja, të ngresh karrocën që të hysh në shtëpi. Më ndihmo të keqen që të nxjerr fëmijën nga hyrja e pallatit_”, tha një zonjë.

_“Po nuk e kuptoj një herë se çfarë bëhet këtu, shet mend ai, kam bërë këtë kam bërë atë. Ku i ka bërë? Hajde këtu një herë në mes të Tiranës, çfarë ke bërë këtu? S’ka vota më. Nuk shkojmë në asnjë vend, këtu do të rrimë_”, u shpreh një banore tjetër e lagjes pranë Xhamisë së Tabakëve.

_“U bënë 30 vjet që në këtë lagje nuk vihet dorë. Janë bërë vetëm punë private nga të gjitha anët_”, tha një tjetër.

_- Unë bëj 20 herë gomat e motorit. Çdo muaj duhet të bëj gomën se shpohet._

*- Ju si banorë, si familjar paguani taksat që këto rrugë të rregullohen*.

_- Të gjitha, këtu ka problem vetëm që nuk vihet dorë jo po ka shumë shpenzime jo po nuk paguajmë se një pjesë është privat e një pjesë nuk është private, ku e di unë se çfarë pjese është private pse duhet të jetë? Është private te kazanët e plehrave mund të ma shpjegosh mua pse mund të jenë private kazanët e plehrave?_

*-Këtu keni Minibashkinë nr.2 çfarë bëjnë këta?*

_-Për mua janë zero._

*-Po Erion Veliaj thotë se është shtruar çdo rrugë*.

_-Erioni vetëm të lëvdohet, lëre atë edhe Erioni edhe Rama vetëm llafe kanë._

Kjo është situata të cilën vetë banorët e pasqyruan, Erion Veliaj vazhdon me propagandën e tij me asfalt elektoral, por e vërteta është kjo, zemra e Tiranës është e shkatërruar dhe punët e Erion Veliajt të pabëra në 8 vite nuk mund ta mbulojnë urgjencën e tij. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY