FOTO/ Aksidenti në Bulqizë, dëshmitari: Si na vdiqën në duar të plagosurit

FOTO/ Aksidenti në Bulqizë, dëshmitari: Si na vdiqën në duar të plagosurit

71
0
Shares

Kryetari i njësisë administrative Trebisht, Fitim Balla, njëri nga dëshmitarët okularë në vendin e ngjarjes, tregoi rrethanat.
Dyshohet se mjeti ka qenë me shpejtësi.
“Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00, në vendin e quajtur Prisojë, në hyrje të fshatit Trebisht. Në makinë kanë qenë katër persona. Siç më thonë edhe banorë të këtij fshati, mjeti ka qenë me shpejtësi. Në të dyja anët e rrugës ka mbrojtëse anësore. Mjeti fillimisht është rrotulluar në karexhatën e rrugës Trebisht-Ostren, pastaj është batuar dy-tri herë. Për shkak të pjerrësisë së terrenit, ajo bashkë me pasagjerët dhe shoferin kanë përfunduar në humnerë, të paktën 300 metra poshtë”, u shpreh Balla.
Sipas tij, bashkë me disa banorë të fshatit Trebisht kanë mbërritur në vend.
“Njëri kishte ndërruar jetë në vend. Dy të tjerë, sapo kemi nisur transportin drejt rrugës kryesore, nuk u rezistuan plagëve të marra në pjesë të ndryshme të trupit dhe na vdiqën në duar. Ndërkohë Gentian Sulën e nxorëm të gjallë në rrugë dhe pasi siguruam një makinë, e nisëm drejt spitalit të Dibrës së Madhe”, u shpreh Fitim Balla.

Të dielën martonin vëllanë
Mësohet se viktimat kishin udhëtuar mëngjesin e djeshëm drejt Dibrës së Madhe për të blerë rroba e ushqime, pasi pas pak ditësh Elena dhe Azemi martonin vëllanë.
“Azemi dhe Elena kishin prenotuar shoferin Musa Nuredini për të udhëtuar drejt Dibrës së Madhe. Ata shoqëroheshin edhe nga kushëriri Gentian Sula”, thanë banorë të fshatit Ostren.
Motër e vëlla, kushëriri i tyre dhe shoferi janë nisur që herët nga Ostreni i Vogël, që në orën 07:00, dhe kanë mbërritur në Dibër të Madhe rreth orës 10:00.
Pasi kanë frekuentuar tregjet e qytetit shqiptar, pas afro dy orësh janë rikthyer për në vendlindje. Bagazhet e mjetit janë mbushur me sendet e blera nga kushërinjtë Karabrahimi dhe Sula.
Në momentin kur banorët e Trebishtit janë ndodhur pranë të plagosurve, kanë parë edhe rrobat e ushqimet e derdhura në përrua.
Policia lokale ka nisur menjëherë hetimet, por nuk ka dalë me një deklaratë për mediat për shkaqet e aksidentit.
Ndërkohë banorë të zonës thonë se drejtuesi i mjetit kishte probleme të dukshme psikologjike dhe këtë fakt e dinin të gjithë.
“Është e habitshme se si ata kanë marrë si shofer Musain”, shprehen banorë të Ostrenit. /Panorama/
bulqize-fitim-balla

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY