Kosova heq nga shpina segregacionin e vizave. PE voton heqjen nga 1...

Kosova heq nga shpina segregacionin e vizave. PE voton heqjen nga 1 janari 2024

41
0
Shares

Parlamenti Evropian i dha sot dritën jeshile liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Ky vendim është meritë e popullit të Kosovës, vendosmërisë së pashembullt të treguar përgjatë viteve, pavarësisht vonesave dhe padrejtësive të ndryshme”, tha Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

“Lajm i mirë për Kosovën sot! Parlamenti Evropian miratoi udhëtimin pa viza për qytetarët tanë duke filluar nga 1 janari 2024. Kjo na sjell një hap të rëndësishëm më pranë Bashkimit Evropian dhe duke kontribuar në pasurinë që ofron BE. Faleminderit eurodeputetëve për mbështetjen e tyre”, u shpreh edhe kryeministri Albin Kurti.

Më së largu nga janari i vitit 2024 qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin lirshëm pa viza në vendet e BE-së. Deri atëherë qytetarët e Kosovës duhet të pajisen me viza.

Për të marrë një vizë Shengen një qytetari mesatarisht i duhen shpenzuar 165 euro, pa asistencë të agjencive të ndryshme, 1-6 muaj pritje, një listë të gjatë dokumentesh dhe në fund pajisja me vizë, kryesisht afatshkurtër  apo edhe refuzimi.

Kosova është e fundit nga vendet e Ballkanit Perëndimor që ka marrë liberalizimin e vizave.r.r

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY