Një banesë u sulmua me eksploziv gjatë orëve të para të mëngjesit tek Fresku duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Banesa është më pronësi të Muhamet Duka e babai i Leonard Dukes i cili konsiderohet nga policia si rival i Ervis Martinaj.
”Rreth orës 03:00, te Fresku, në afërsi të Insitutit të Fizikës Bërthamore, në katin e katërt të një pallati, në derën e banesës së shtetasit M. D., 65 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse.
Si pasojë ka vetëm dëme materiale”, njoftoi policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/