Vrasje në mesnatë në Tiranë, 2 adoleshentët lënë pa jetë të riun

Vrasje në mesnatë në Tiranë, 2 adoleshentët lënë pa jetë të riun

60
0
Shares

Një person u vra këtë mëngjes me thikë në afërsi të gjimnazit Parzizani.

Dy 18 vjeçarët, Ensi Maze dhe Axel Hoxhaj kanë goditur me mjet prerës 20 vjeçarin Stivën Toshkëzi, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

“Rreth orës 00:35, në rrugën “4 Dëshmorët”, në afërsi të gjimnazit “Partizani”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasit E. M., 18 vjeç, dhe A. H., 18 vjeç, kanë plagosur me mjete prerëse shtetasin S. T., 20 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital”, njoftoi policia.

Si rezultat i kontrolleve të pandërprera të shërbimeve të Policisë, është kapur dhe vënë në pranga njëri nga autorët e ngjarjes së ndodhur gjatë natës, shtetasi Ensi Maze.

Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY