Berisha: Rama shkatërroi bujqësinë, asnjë investim për rrugë në fshatra. Deputetët e...

Berisha: Rama shkatërroi bujqësinë, asnjë investim për rrugë në fshatra. Deputetët e PS nuk flasin për ju, flasin vetëm për kryetarin

27
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot se kryeministri Rama shkatërroi bujqësinë, asnjë investim për rrugë në fshatra. Deputetët e PS nuk flasin për ju, flasin vetëm për kryetarin, tha Berisha.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Ne shkojmë drejt zgjedhjeve vendore dhe padiskutim që ato kanë rëndësi shumë të madhe për jetën e qytetarëve në qytet, në njësitë të tjera vendore, në fshat dhe kudo. Në këtë kontekst, ju garantoj se Hasimi, do të bëjë gjithçka të përdorë me eficencën më të madhe fondet dhe paratë tuaja. Do të bëjë gjithçka tu japë përgjigjen më të mirë, problematikave të shumta me të cilat përballet Gramshi, dhe unë i ndjek zhvillimet në Gramsh dhe ndjej një dhimbje të madhe.

Pse ndjej unë dhimbje të madhe? Sepse nga një anë, këtu ndodhën ndryshime epokale. U bëtë me liqenj, u ndërtua kaskada, u nis një transformim i infrastrukturës tuaj, por nga ana tjetër unë u them një gjë tjetër. Kudo ne e kemi vend të bekuar, por nuk ka bekim më të madh nga Zoti dhe natyra sesa të kesh ujërat që ka Gramshi.

Uji është pasuria e të gjithë pasurive të tjera. Dhe në këtë aspekt, Gramshit nuk i afrohet asnjë rreth tjetër. Por sa përfiton Gramshi nga këto pasuri, përrallore janë në çdo aspekt.

Unë dëgjova Kodheli, Hasimin, që as fshatrat buzë liqenit nuk sigurojnë vaditjen. Çfarë pasurie është kjo atëherë? A është një bekim apo një mallkim për qytetarin. Do të vijmë tek rruga.
Pra, çfarë përfitoi Gramshi nga ndërtimi i hidrocentralit. Pas përfundimit të punimeve, asnjë qindarkë sepse e zhduku rentën. Në vend që tu linte ju, e kudo autoriteteve lokale, rentën për minierat, ujërat e të gjitha, aktin e parë, një nga aktet më pa moralë, hoqi rentën për të ngrohur xhepin vetes dhe oligarkëve të tij.

Vijmë tek rrugët, e ke shumë të drejtë.
Mungesa e rrugëve, një fshat që nuk ka rrugë miqtë e mi, po të mos kishte edhe elektricitet mund ta çosh edhe 300 vite mbrapa. Edhe 300 vite më parë, edhe 500 vite më parë, rrugë ka patur, por kanë qenë rrugë qerresh. Shkoni e shihni rrugët e Kotkës, rrugë të tjera me radhë, rrugët e fshatrave janë absolutisht rrugë të nivelit mesjetar, baltë dhe vetëm baltë.

Sa kanë asfaltuar gjatë këtyre 10 viteve, çfarë kanë bërë. Zero dhe nuk kanë as mirëmbajtur ato që janë asfaltuar më parë.
Hasimi ka për rival një ish-deputet. Tani të ju pyes unë ju, a e nigjuat të flasë këtë Ajazin të flasë për Gramshin në parlament, unë nuk e kam dëgjuar. Nuk flasin ata për ju.

E di si më bëhet nganjëherë të ua them haptas? Të ik, sepse nuk flasin asnjëherë për qytetarin. Flasin vetëm për kryetarin, sukseset dhe qytetarët për ta nuk ekzistojnë. U ngrit një deputet i tyre dhe shtroi diçka për fermerët, desh e hëngrën me lecka të gjallë. Nuk ekzistojnë qytetarët për ta.
Pa le më rrugët, shkollat, prodhimet, asgjë. Më thoni ju.

Dje po lexoja 160 lekë kilogrami i qepëve. Po pse, sepse vijnë nga Kina. E shkatërroi ky bujqësinë, i shkatërroi fermerët, se hapi Ballkanin e Hapur dhe vërshojnë nga të 4 anët.

Ju garantoj unë ju, se ka fshatra në Devoll të cilët nëse do të kishin tregun të sigurtë, prodhonin qepë jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Kosovën dhe Maqedoninë, se janë prodhues të hatashëm të qepës. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY