Pastrimi në Tiranë, mundësi përfitimi për Veliajn. 1000 pastrues por Veliaj jep...

Pastrimi në Tiranë, mundësi përfitimi për Veliajn. 1000 pastrues por Veliaj jep 1 milionë euro një privati për fshirjen e Sheshit Skënderbej

26
0
Shares

“Belind Këlliçi ka paraqitur një projekt që i jep zgjidhje një prej problemeve më akute të Tiranës që është qarkullimi dhe trafiku, me nënkalim në Sheshin Skënderbej. Ky projekt do të kushtojë 4.5 milionë euro”, tha sot zëdhënësja e fushatës së opozitës Silvi Bardhi ndërsa zbuloi një tender prej mbi 1 milionë eurosh që bëri Veliaj për fishrjen e Sheshit Skënderbej.

Deklarata e Bardhit:

Nënkalimi i propozuar nga Belind Këlliçi zgjidh një shqetësim të përditshëm për të gjithë ne, na kursen kohën dhe karburantin.

Disa pyesin, ku do i gjejë Belindi paratë?

Paratë janë, por shpërdorohen, pasi qytetarët e Tiranës, paguajnë me taksat e tyre, disa herë Bashkinë Tiranë për një shërbim të vetëm.

Dhe rasti është i freskët.
Erjon Veliaj ka shpallur një tender prej 1.3 milionë euro për pastrimin e “Sheshit Skënderbej” ndërkohë që ne, qytetarët e Tiranës paguajmë 9 milionë dollarë në vit me taksat tona 1 mijë e 75 punonjës, për pastrimin e qytetit.

Por këta punonjës dhe ky fond i marrë nga taksat tona, nuk i mjaftojnë Erjon Veliajt.

Ai ka shpallur një tender që shumë mirë mund ta kryejnë punonjësit akutalë të Bashkisë.

1.3 milionë euro do i jepen një kompanie private për mirëmbajtje të një sheshi prej 6 mijë metra katror pllaka dhe beton.

Aktualisht Bashkia Tiranë administron dy drejtori për mirëmbajtjen, Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve dhe Ndriccimit dhe Drejtroria e Përgjithshme e Pastrim Gjelbërimit.

Bashkë me to janë 6 kompani pastrami të qytetit të cilat marrin miliona euro nga taksat tona.

Pastrimi i qytetit është shumë i rëndësishëm, por sot shihet si një mundësi për përfitim e ndarje favoresh.

Ndaj lind pyetja.

Përse u kërkohet taksapaguesve më të varfër të Europës të paguajnë sërish për pastrimin?

Ka ardhur koha që këto metoda jo transparente dhe abuzimi me paratë e qytetarëve të Tiranës të ndalen.

Me 14 maj është koha për ndryshim, është koha për të sjellë në krye një model që kujdeset për taksat e qytetarëve dhe i shndërron ato në shërbime e në të mira për Tiranën e banorët e saj. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY