SONILA MEÇO/ Çfarë duhet numëruar për të marrë një vendim

SONILA MEÇO/ Çfarë duhet numëruar për të marrë një vendim

120
0
Shares

Nga Sonila Meço

Të harxhosh kohë dhe doza energjie duke numëruar njerëzit në ulëset e një stadiumi ku simbolikisht nis fushata për qytetet e dërrmuara nga 8 vjet qeverisje moniste nuk shpie kund mirë. As për atë që e bën me zell këtë ushtrim, as për atë, që numërohet si stok inventari.

Do kish qënë shumë më efikase të numëroheshin një nga një, emër për emër ata që ikën, u sikterisën dhe ende çapiten për t’ikur nga ky vend.

Di kish qënë shumë më efikase të numëroheshin kullat e ndërtimet e betonit nga 2015-a e këndej, që po bëjnë azmatikë fëmijët e veten tuaj.

Do kish qënë shumë më efikase të numëroheshin qindarkë për qindarkë taksat e shqiptarëve shkuar dëm inceneratorësh jo ekzistentë, abuzimesh publikuar nga KLSH, koncesionesh e PPP-sh pa asnjë vlerë të shtuar në ekonomi, korrupsioni e rryshfeti.

Do kish qënë shumë më efikase të numëroheshin investitorët vendas e të huaj seriozë, që ikën a u syrgjynosën me një urdhër verbal në shkelje të çdo konvente, ligji e kontratash.

Do kish qënë shumë më efikase të numëroheshin e telendiseshin patronazhistë e aktiv1stë, që përgjojnë lirinë tonë me uri hijenash.

Do kish qënë shumë më efikase të numëroheshin parqet e lulishtet në qytete, pemët, koshat e plehrave, makinat e aksidentet në rrugë.

Do kish qënë shumë më efikase të numëroheshin viktimat e pafajshme të sulmeve mafioze, të vrarët mes qyteteve, fëmijët e mbetur jetimë, punëtorët e vrarë në vendin e punës prej kushteve mizerabël.

Çdo përpjekje për “të ndezur” tek numrat e ulëseve plot a bosh në një stadium ku nis simbolikisht fushata zgjedhore e opozitës në një vend monist, të kapur fyti e këmbësh nga një pushtet i korruptuar e ngjyer krimi të organizuar, pa shoqëri civile, pa sindikata, me media si zyra shtypi propagande dhe të braktisur intelektualësh e mendimtarësh…pra çdo përpjekje për të ndërtuar tek këta numra “alibinë” a “shansin” e humbjes së sigurt të opozitës është një dështim i plotë për të ofruar alternativën ndaj së keqes ulëritëse e të parelativizueshme mbirë egër në jetën që ju jepet veç një herë.

Dhe dëshmon edhe përtacinë për t’i shkuar shqiptarit në derë e mos e numëruar e trajtuar si dele.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY