Si u zbulua mashtrimi i dy vëllezërve nga Finlanda

Si u zbulua mashtrimi i dy vëllezërve nga Finlanda

69
0
Shares

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Insurance” u arrestuan sot nga policia e Tiranës, Selim Gashi dhe Benet Gashi.

Droni.al mëson se automjeti BMWX7 dhe vellezerisht Gashi kishin ardhur nga Findlanda ne Kosovë. Mjetin e shiten ne Kavajë ne servis per pjese kembimi në hyrje të Kavajës dhe e dennocuan ne policinë e Kamzës sikur ishte vjedhur në Paskuqan.

Pamjet filmike zbuluan se ata kishin ardhur nga Kavaja me taksi pasi shiten mjetin tek pika e makinave për pjesë ndërrimi. a.b

Detajet e policisë:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 5, operacioni policor i koduar “Insurance”.

Shitën automjetin e tyre në Kamzë dhe bënë kallëzim të rremë për vjedhjen e tij, me qëllim përfitimin e siguracionit, vihen në pranga dy vëllezër kosovarë.

Procedohen penalisht dy të tjerë.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 6800 euro dhe pjesët e automjetit BMW X6.

Ndërkohë vijon puna intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjeve të tjera të ndodhura, të kësaj natyre kriminale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në çdo formë të saj, pas kallëzimit të marrë nga dy shtetas, për vjedhjen e automjetit të tyre, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Insurance”.

Si rezultat i tij u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve S. G., 27 vjeç, dhe B. G., 21 vjeç, të banues në Finlandë. Gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit V. K., 49 vjeç, dhe I. K., 24 vjeç, të dy banues në Kavajë.

Dy vëllezërit (S. G., dhe B. G.) kanë bërë kallëzim të rremë për vjedhjen e automjetit të tyre BMW X6, të cilin e kanë shitur te shtetasit V. K., dhe I. K., me qëllim përfitimin e siguracionit të automjetit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 6800 euro dhe pjesët e automjetit që janë gjetur në një pikë shitjesh automjetesh, në Kavajë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY