Berisha: Familjarët e Ramës janë vërsulur mbi tendera, familjarët e mi u...

Berisha: Familjarët e Ramës janë vërsulur mbi tendera, familjarët e mi u gjet se kanë zero përfitime!

31
0
Shares

Kreu i PD, Berisha tha sot gjatë fjalës dë tij në stadiumin Air Albania se familjarët e Ramës janë vërsulur mbi tendera, familjarët e mi u gjet se kanë zero përfitime!

Nga fjala e Berishës:

Ne nuk jemi njëlloj, familjarët e Edi Ramës, që u denoncua në vitin 2014 se kishte fshehur 200 milionë euro offshore, janë vërsulur si lukuni mbi tendera.
Ndërsa familjarët e Sali Berishës, pas kontrolleve të agjencive më të fuqishme për shkak të vendimit korruptiv të marrë ndaj tij, gjetën se kishin zero, zero, zero përfitime!
Këtu i them Edi Ramës, se të gjitha ato tendera dhe prokurime të familjes tënde do u kthehen dhe do u bien mbi kokë.
Janë para që u vidhni qytetarëve shqiptarë, lukuni e pangopur.
Prandaj edhe fundi më 14 maj është i tmerrshëm për ju.
Ne nuk jemi njëlloj. Ne nuk do ndërtojmë kurrë kilometrin me 24 milionë euro në fushë. Por ne do ndërtojmë rrugë dhe shkolla me çmime reale, pra, 6 dhe 8 herë më të ulëta. Me paratë e mbetura do rrisim rrogat dhe pensionet.
Nuk po mohoj aspak gabimet, por sërish lexoni faktet.
Më 14 maj, ashtu si në vitin 1992, jemi në mision. Të mos themi ç’më duhet mua.
Të çojmë përpara misionin për të sjellë ndryshimin, për veten tonë në radhë të parë.
Ndaj dhe ju ftoj ju, mos çoni përpara vjedhjen dhe varfërinë tuaj, ndryshimi është në duart tuaja, bashkë fitojmë!
Mos çoni përpara monizmin, votoni ndryshimin për të shpëtuar pluralizmin!
Votoni ndryshimin për fëmijët tanë!
Ndryshimi është ndalimi i shpopullimit të Shqipërisë. Unë besoj se vitet e ardhshme ne do arrijmë gjëra të mëdha për veten tonë, për Shqipërinë. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY